English

Artisti gay "merr hak" ndaj gruas së miliarderit rus

Një artistë gay nga Rusia ka realizuar një fotografi, si përgjigje ndaj fotografisë raciste të gruas së miliarderit rus Roman Abramovich.

Ai ka bërë një fotografi, ku një mashkull me ngjyrë shihet i ulur mbi një mashkull të bardhë, si kundërpërgjigje ndaj gruas së Abramovichit, e cila kishte pozuar ulur mbi një karrige, në formë të një manekene me ngjyrë.

Bashkëshortja e Abramovichit, Dasha Zhukova kishte pozuar për revistën “Buro 24/7”. Fotografia ishte botuar pikërisht në ditën, kur bota kujtonte Martin Luter Kingun/Shekulli/

KOMENTE