Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga ora 05:00-09:00 në mëngjes, ditën e enjte nuk do të ketë transport uraban publik. Nis greva
English

Nga ora 05:00-09:00 në mëngjes, ditën e enjte nuk do të ketë transport uraban publik. Nis greva

Sindikatat e Transportit Urban kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një grevë katër orësh në datën 30 janar.

Sipas njoftimit të sindikatës nga ora 05:00-09:00 e ditës së enjte do të ndërpritet shërbimi urban për banorët e kryeqytetit. Shkak për marrjen e kësaj mase është prishur marrëveshja e Shoqërive të Transportit Urban e arritur më 2 Dhjetor.

Sindikata e Transportit thotë se ndodhet përballë kushteve të falimentit,ndërkohë që punonjësit nuk kanë marrë ende pagat. “Marrëveshja për pagat e prapambetura u prish, ndaj në shenjë proteste do të zhvillojmë nesër grevë”, -shprehen drejtuesit e sindikatës.

Sindikata e Transportit Urban kërkon rritjen e çmimit të biletës në 70 lekë të reja, nga 30 që është aktualisht, ose kërkon që bileta të bëhet 50 lekë dhe të marrin subvencionim nga qeveria. Sindikata ka paralajmëruar grevë pa afat, në se nuk plotësohen kërkesat e bëra publike që para shumë kohësh, dhe vazhdojnë ende të përsëriten.

KOMENTE