Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtëpitë për të pastrehët do të blihen nga ndërtuesit
English

Shtëpitë për të pastrehët do të blihen nga ndërtuesit

Këtë vit Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Enti Kombëtar i Banesave do të eksperimentojnë duke blerë shtëpi për të pastrehët në stokun e banesave të pashitura.

Madje, do të veprojnë shumë shpejt, pasi duhet të strehojnë 12 familje emergjente, të cilat kanë dalë “në rrugë” pas lirimit të banesave të ish-pronarëve.

Drejtoresha e Përgjithshme e Strehimit në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Aida Martiro deklaron për “Shekullin”se ndërkohë që po verifikohet gjendja e tyre në terren, kanë hyrë në bisedime me Shoqatën e Ndërtuesve për të blerë shtëpi nga stoku i banesave të pashitura.

Për vitin 2014 Entit të Banesave i është akorduar një fond prej 500 milionë lekë për investime. Çfarë planifikimi keni bërë për investimet?

Enti Kombëtar i Banesave është ndërmarrje me vetëfinancim. Ne kemi planifikuar të ndërtojmë, por edhe do të eksperimentojmë blerjen e banesave nga tregu, duke qenë se ne kostoja na del më e lartë se sa banesat në treg.

Në Shqipëri ka një numër shumë të madh banesash, stok. Sipas INSTAT-it indeksi i banesave bosh është 28 për qind. Kjo shifër është vërtet e lartë.

Por, po ta analizojmë shohim se një pjesë e banesave janë bosh pasi familjet kanë emigruar dhe janë të interesuara, ose jo për t’i shitur, mund të jenë shtesa ekzistuese në banesa informale, si dhe banesa që ende nuk janë shitur.

Ne presim edhe një konfirmim shifre nga Shoqata e Ndërtuesve, ndërkohë që ata na kanë dhënë një shifër prej 12 mijë banesa që janë të pashitura.

Sigurisht, që ne do të shohim dhe ku ndodhen këto banesa, pasi mund të ketë banesa bosh, po në ato zona nuk ka interes.

Jemi duke negociuar dhe me vetë bankat e nivelit të dytë për të përfituar nga stoku që ato kanë për shkak të objekteve të lëna si kolateral, të cilat në rast të mos shlyerjes së kredive i kalojnë në pronësi bankës.

Po a do të ndërtoni banesa vet?

Investime të reja do të realizojmë. Në parim ne do të investojmë në ato qytete ku ka përqëndrim të lartë popullsie dhe ku çmimet e tregut janë të larta. Si dhe në ato bashki, të cilat do të na ofrojnë bashkëpunim në blerjen e trojeve publike, duke negociuar për çmimin.

Pas daljes së aktit normativ për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve shumë familje kanë dalë në rrugë. A keni evidentuar raste emergjente?

Po evidentohen dhe kemi një listë paraprake me 12 familje, që na ka ardhur nga Bashkia e Tiranës, hapi i dytë është verifikimi në vend. Ndërkohë po negociojmë me Shoqatën e Ndërtuesve për të blerë shtëpi nga stoku i banesave të pashitura, me kosto të ulët.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, Ministrja Gjermeni kërkoi shfuqizimin e vendimit të qeverisë nr. 600 për shkak të abuzimeve të vërejtura. Si qëndron kjo çështje?

Ministria ka zbuluar se janë 145 zyrtarë që kanë përfituar kredi të buta, me interes 4 për qind. Aty ka dosje të paplota, apo janë zyrtarë që kanë nga një shtëpi dhe këtë e kanë shtëpi të dytë apo të tretë.

Ne kemi urdhëruar bankën e nivelit të dytë, që të mos japë më kredi për këtë kategori, duke bërë përjashtim për lidhjen e kontratave të 88 aplikantëve, që kanë përfituar si të pastrehë, pasi kanë jetuar me qira në shtëpitë e ish pronarëve.

Ministria e Rregullimit të Territorit ka kërkuar shfuqizmin e Vendimi Këshillit të Ministrave nr. 600, për dhënien e kredive me 4 për qind interes për zyrtarët. Kjo pasi kemi konstatuar se kontratat ishin lidhur me bankën pa dokumente shoqëruese.

Kanë përfituar sekretarë ministrash, përgjegjës sektori. Por, përveç mangësive në dokumentacion ata kanë blerë shtëpi të dyta, apo të treta në plazh, ku sipas këtij vendimi duhet të pajisen me shtëpi vetëm në zonën ku ushtrojnë profesionin. Auditi i brendshëm i Entit të Banesave po shqyrton gjithë dokumentacionin që kanë dosjet e kredive me interes 4 për qind.

Duhet ditur se këto dosje zotërohen nga ne, pasi listat e këtyre përfituesve miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ne po verifikojmë dhe kreditë me interesa 3 për qind, dosjet e të cilave kanë ardhur nga bashkitë, pasi listat e tyre miratohen me vendime të këshillave bashkiak.

Auditi ka mbi 2 mijë dosje në shqyrtim dhe aktualisht po shqyrton ato më problematiket. Për të mos bllokuar procesin, në mënyrë që të shkurtohet koha e verifikimit duhet të ndërthuren informacionet, të cilat vijnë nga institucione të ndryshme, si nga Hipoteka, Bashkitë, Agjencia e Legalizimeve etj.

Enti ka pasur një borxh të akumuluar prej 280 milion lekë, diferencë kjo e interesave që duhet të subvecionoj shteti për bankat. Si është akumuluar ky borxh?

Nga viti 2011 deri në vitin 2013 buxheti për subvecionimin e diferencës mes interesave të bankës dhe asaj që paguante përfituesi ishte 660 milionë lekë, por numri i përfituesve është tejkaluar dhe duhet një fond prej 900 milionë lekësh.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave këtë pjesë të borxhit e kemi futur në totalin e borxheve që ka shteti ndaj biznesit.

"Bankat po lidhin kontrata vetëm me 88 familje"

Janë 17 mijë familje të pastrehuara në të gjithë vendin. Por, kjo është një shifër relative, pasi një pjesë kanë lëvizur në rrethe të tjera, apo kanë emigruar, si dhe ka tendencë për të blerë shtëpi në tregun e banesave.

Ministria evidenton numrin total të kërkesave. Kërkesat specifike dhe dokumentacionin që ka dosja e zotëron pushteti vendor, bashkitë dhe komunat. Miratimi i listave është kompetencë e drejtpërdrejt e pushtetit vendor.

Së fundi, janë të pastrehë dhe ata që dolën nga shtëpitë e ish-pronarëve. “Për daljen e aktit normative nuk ishin të interesuar ata që jetonin me qira, ai doli për t’i dhënë mundësi ish-pronarëve, (kështu quhen në gjuhën e përditshme) për të marrë shtëpitë e konfiskuara.

Enti i Banesve kishte një listë me 5154 familje, të cilën ja dërgoi bruto bankave. Nga këta, këto vite kanë aplikuar rreth 500 familje. Ndërkohë banka po vazhdon të lidhë kontratat për 88 familje, sepse për këtë kategori nuk do të ketë bllokim të procesit”, tha Doris Andoni, Drejtore e Entit Kombëtar të Banesave.

Një pjesë e tyre për shkak të kritereve të vet bankës nuk kanë përfituar kredi. “Për të mos dalë këto familje në rrugë të madhe po na mbështet Shoqata e Ndërtuesve”, thotë Andoni.

Ndërkohë nga projekti CET do të përfitojnë familjet më emergjente, që sot janë në rrugë të madhe, apo jetojnë jashtë çdo kushti minimal. Për këtë po punohet me bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit, ku dhe numri i banesave të ish pronarëve është më i lartë.

Sipas Andonit, vërtet janë të evidentuara mbi 5 mijë familje që kanë jetuar në shtëpitë e ish pronarëve, por një pjesë e tyre e kanë zgjidhur problemin e strehimit, një pjesë janë emigrant.

500 familje janë intersuar për kredi pas daljes së aktit normative dhe 88 prej tyre po lidhin kontratat.

Një pjesë e tyre janë në moshë të madhe dhe nuk përfitojnë dot kredi, për këtë arsye kanë dalë dorëzanë fëmijët e tyre.

Ndërsa ata që nuk kanë fare mundësi do të strehohen në banesa sociale me qira, ose me mënyra të tjera nga Bashkitë dhe Komunat”, thotë Andoni.

Borxhi që i EKB bankave

Buxheti FondiViti 2011 156 mln lekë 169 mln lekë

Viti 2012 228 266

Viti 2013 230 467

Gjithsej 614 902

Diferenca 288 mln lekë

KOMENTE