Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimet, ndalimet e procedimet gjatё 24 orёve tё fundit, 31.01.2014
English

Arrestimet, ndalimet e procedimet gjatё 24 orёve tё fundit, 31.01.2014

Seksioni për narkotikët

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.K., vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar për mos kallëzim krimi, pasi rreth orës 13.25, në rrugën “Sitki Çiço”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 3.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dorian Vladimir Mersini, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi rreth orës 15.30, pranë Pallatit të Kulturës, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 3 porcione me lëndë narkotike të llojit Heroinë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 23.50, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh., vjeç 22, banues në Pogradec, pasi rreth orës 14:00, pranë Liqenit Artificial, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 29.01.2014, u ndaluan shtetasit Sokol Sulejman Shatko, vjeç 52 dhe Roland Agim Simolla, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 29.01.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim”. Nenet 190/2, 186 e 143/2 të Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, shtetasi B.B., ka bërë kallëzim se në rrugën “Don Bosko“, inspektorët e INUV dhe Policisë Bashkiake nuk kanë marrë masa për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në pronën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj jetës

Më datë 30.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit O.S., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në rrugën “Don Bosko”, për motive të dobëta, ka plagosur me mjete të mprehta shtetasin M.M., vjeç 33, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 88 i Kodit Penal.
Seksioni i kërkimit

Më datë 30.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Dorjan Shefhqet Doçi, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, me vendim datë 16.11.2010, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafik ndërkombëtar droge” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Ky shtetas u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Drejtoria Rajonale pёr Kufirin e Migracionin Tiranё

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 30.01.2014, u ekstradua në drejtim të Anglisë, shtetasi britanik Robin James Arnold, vjeç 62, banues në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 10.01.2010, e ka dënuar me 15 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Pjesën e dënimit që i ka mbetur do ta vuaj në Mbretërinë e Bashkuar. Neni 100 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u ekstradua nga Italia shtetasi në kërkim ndërkombëtar Edmir Murat Biçaku, vjeç 39, banues në Lushnjë, i dënuar, sepse Gjykata e Apelit Vlorë me me 7 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese në bashkëpunim”. Neni 114/a/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases M.P., pasi dyshohet se më datë 29.01.2014, rreth orës 14:30, në ambulancën e lagjes Nr. 1, për shkak të detyrës, ka goditur një mjeke. Neni 237 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F.K., vjeç 52 dhe M.D., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi rreth orës 07:55, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, shtetasi F.K., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur motorin 110cc, pa targa, të drejtuar nga shtetësia M.D., e pa pajisur me leje drejtimi automjet, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetases I.Z., vjeç 27, banuese në Selitë, pasi dyshohet se më datë 24.01.2014, në rrugën e Elbasanit, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen F.D., vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi S.X., vjeç 37, banues në fshatin Lundër, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhune fizike dhe psikike ndaj pjesëtarëve të familjes, bashkëshortes S..X. dhe babait A.X.. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.Gj., vjeç 41, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se më datë 29.01.2014, rreth orës 18.00, në fshatin Hekal, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes H.Gj., vjeç 41, të cilës ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershme të mbrojtjes. Neni 130/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Gëzim Përparim Talo, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:00, pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”, me targë TR 5174 I. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Eduart Dod Haxhiu, vjeç 20, banues në fshatin Bushnesh, Kurbin, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, i ka vjedhur me dhunë celularin tip “Iphone 5”, shtetases E.Ç.. Neni 139 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Sali Cani, vjeç 56, banues në Kamzë, pasi rreth orës 16:00, pranë “Zogut të Zi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”, me targë AA 998 GL dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit. Nenet 291 e 237 të Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Frederik Shiroka”, për motive pronësie, me vetëgjyqësi i ka zënë vendin e parkimit, shtetasit A.K.,. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 17:00, në rrugën “Frang Bardhi”, është vjedhur banesa e shtetases B.G., ku kanë marrë 3 orë dore. Punohet për identifikimi dhe kapja e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I.Y., banues në Tiranë, pasi dyshohet se orës 15:30, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin K.T., vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 22.00, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetases A.L., në mjetin tip “Opel”, i kanë vjedhur me thyerje një çantë ku kishte telefonin celular, 350 euro, 200 USD dhe 25.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.K., vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në rrugën e “Barrikadave”, ka kanosur shtetasin H.T., vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014 rreth orës 12:30, në garazhin e hapur në pronësi të një shtetasi, u gjet një çantë me 205 fishekë model 54. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.S., vjeç 70, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin K.I., vjeç 59, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit N.Gj., banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur 1000 euro shtetasit N.Gj., banues në Kashar. Neni 143/1 i Kodit penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 15:00, në rrugën e Kavajës, pranë banesës, shtetasit S.K., vjeç 68, aksidentalisht i është djegur goma e mjetit tip “Opel”. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 23.00, shtetasi R.H., vjeç 23, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në lokalin në pronësi, është goditur me grusht nga një shtetas. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e tij. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.S., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur djalin H.S., vjeç 26, banues në Tiranë, të cilit ju plotësua kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 30.01.2014, rreth orës 18:00, në rrugën “Bardhyl”, në trotuar është gjetur i vdekur një shtetas rreth 65 vjeç , i seksit “M”, i gjatë rreth 1.70 metra. Gjatë këqyrjes se jashtme nuk janë vërejtur shenja dhune. Punohet për identifikimin e kufomës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.T., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:20, u kap duke drejtuar mjetin, që e kishte pajisur me pa të drejt me 4 fenelina policie. Neni 247 i Kodit Penal.
Më datë 31.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Fadil Çoba, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.01.2014, rreth orës 15:30, në rrugën “Endri Keko”, për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasit A.B., vjeç 33 dhe A.N., vjeç 44, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 88 e 89 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datën 30.01.2014, rreth orës 13.30, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasen A.Rr., vjeç 48, banuese në fshatin Laknas, pasi dyshohet se bashkëshorti Xh.Rr., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 30.01.2014, u kapën duke vjedhur në banesën e shtetasit F.M., 4 të mitur të moshës 13 vjeç, si dhe një i mitur 15 vjeç. Nga veprimet e kryera rezultuan autor të dyshuar dhe të dy vjedhjeve të tjera. Materialet për rastet i kaluan Prokurorisë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.F., vjeç 26, banues në Babrru, pasi dyshohet se gjatë natës, në Babrru, ka vjedhur 2 kompjuterë në lokalin e shtetasit E.M., vjeç 23, banues në Babrru, i cili ushtronte aktivitet të pa ligjshëm të lojërave të fatit. Dhe për shtetasin E.M.filloi procedimi. Neni 134 i Kodit Penal për shtetasin F.F. dhe Neni 198 i Kodit Penal për shtetasin E.M..
Më datën 30.01.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasen F.A., vjeç 20, banuese në Babrru, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.B., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit L.Rr., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, për motive të dobëta, ka kanosur për vrasje shtetasin shtetasen S.L., vjeç 19. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Indrit Xhevat Ali, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:00, në rrugë “Konferenca e Pezës”, u kapë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaggio”, me targë AG 665. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.K., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi rreth orës 15:30, në rrugën “Llambi Bonata”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.Sh., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Konference e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa targa, për shkak të detyrës, nuk i është bindur për të ndaluar patrullës së policisë rrugore. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Kavajë

Seksioni për krimet ekonomik e financiar

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh.B., vjeç 42, banues në Rrogozhinë, pasi rreth orës 12:00, në dyqan, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale një sasi e produktesh kozmetike dhe detergjentesh pa faturë tatimore. Nenet 178, 179 e 180 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datën 30.01.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasen Dh.B., vjeç 37, banuese në fshatin Kryevidh, pasi dyshohet se bashkëshorti S.H., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 29.01.2014, rreth orës 14.00, në fshatin Lekaj, shtetasit B.T., banues në Lekaj, i kanë vjedhur mjetin fugon tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datën 30.01.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasen V.Xh., vjeç 54, banuese në fshatin Synej, pasi dyshohet se nipi B.K., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B., vjeç 41, banues në fshatin Kryevidh, pasi dyshohet se më datë 29.01.2014, në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes Dh.B., vjeç 37, si dhe ka dëmtuar pajisjet e kuzhinës. Nenet 130/a e 150 të Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 22.11, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetësia Z.A., vjeç 19, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan prokurorisë. Neni 99 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS

Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.D., vjeç 22, banues në Durrës, pasi rreth orës 01:00, në lagjen Nr. 4, në mjetin tip “Volksvagen”, me targë AA 499 ED, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Rudin Sabri Çalliku, vjeç 48, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi Gjykata e Genova/Itali ka lëshuar Urdhër Arresti datë 18.03.2002 dhe ka dënuar me 24 vjet burg, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentative”, “Bashkëpunim Kriminal” dhe “Trafik droge”. Ndalimi i tij është kryer me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Indrit Maksut Kryeziu, vjeç 34, banues në Durrës, pasi rreth orës 03:00, në lagjen Nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targë KR 8027 A. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.A., vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 29.01.2014, rreth orës 10.00, në lagjen Nr. 12, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R.T., vjeç 57, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 7, është vjedhur lokali i shtetasit E.D., ku kanë marrë 2 televizorë plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 01.00, në fshatin Shenavlash, në banesë, pas një konflikti me bashkëshortin, ka tentuar të vetëhelmohet me medikamente shtetësia N.P., vjeç 29, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, gjatë natës, në fshatin Rrushbull, është vjedhur banesa e shtetasit B.Z., vjeç 69, ku kanë marrë 10 grila plastike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datën 30.01.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasen D.B., vjeç 30, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti N.C., vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 30.01.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 18, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Gj.Xh., vjeç 42, ku kanë marrë 70.000 lekë dhe një sasi bizhuterish me vlerë 50.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi L.N., vjeç 17, banues në Durrës, pasi rreth orës 15:20, në lagjen Nr. 14, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 thikë me kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, shtetasi D.F., vjeç 13, banues në Durrës, rreth orës 18:30, në lagjen Nr. 14, u kap duke vjedhur kapakët në pusetat e rrugës, që ju bllokuan me cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan prokurorisë për rastin. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
Më date 30.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Eno Bedri Gjepali, vjeç 22, banues në fshatin Gjepalaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 442, datë 28.10.2013, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim”. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Më date 30.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Mateo Reshat Gjepali, vjeç 25, banues në fshatin Gjepalaj, pasi Prokuroria e Rrethit Durrës me datë 30.04.2013, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u ndaluan shtetasit Florin Pashk Kolaj, vjeç 23 dhe E.A., vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohen se më datë 07.01.2014, në lagjen Nr.13, në lokalin e shtetases Z.M., kanë vjedhur 1 TV plazma. Nga veprimet e kryera rezultoi se këta 2 shtetas dyshohen të jenë autorë të vjedhjes së 1 TV plazma në lokalin e shtetasit B.H., më datë 22.01.2014. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë

Më date 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ermir Sabah Sejdini, vjeç 22, banues në fshatin Zall, pasi rreth orës 18:10, në Fushë-Krujë, në lokal, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë tip “Ekol Special”, me 6 fishekë, pa leje. Neni 278/2/4 i Kodit Penal.
Më date 30.01.2014 u arrestua në flagrancë shtetasi Ylli Hajdar Zalla, vjeç 37, banues në Fushë-Krujë, pasi rreth orës 18:10, në Fushë-Krujë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë me kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.
Më date 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatbardh Vlash Gjini, vjeç 23, banues në fshatin Derven, pasi rreth orës 18:10, në Fushë-Krujë, në lokal, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë me kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.
Më date 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Gëzim Ramazan Dibra, vjeç 23, banues në Fushë-Krujë, pasi rreth orës 19:10, në Fushë-Krujës, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një dorezë metalike me kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.
Më date 30.01.2014, gjatë natës, në fshatin Arrameras, në kasollen e bagëtive pranë banesës, shtetasit B.S., i kanë vjedhur 2 krerë dhi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.S., vjeç 31, banues në fshatin Luz, pasi dyshohet se në fshatin Luz, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 5 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.T., vjeç 33, banues në fshatin Tapizë, pasi dyshohet se në fshatin Tapizë, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 6 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 30.01.2014, rreth orës 16.00, në lagjen “Popullore”, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit A.H., ku kanë marrë 1 TV plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Endri Ferit Çala, vjeç 18, banues në fshatin Gjepalaj, pasi rreth orës 15:00, në Shijak, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë TT, me 8 fishekë pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 12.00, në fshatin Hardhishtë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit S.T., ku kanë marrë sende të ndryshme shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Durrës

Më datë 30.01.2014, u kap shtetasi në kërkim Dorjan Mazar Zejno, vjeç 28, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë me vendim Nr. 1513, datë 29.10.2013, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Neni 189 i Kodit Penal. Veprimet do të kryen nga D.P.Q. Tiranë.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A., vjeç 31, banues në Dibër, pasi rreth orës 10.00, në VKK.Port, në hyrje, ju gjetën e bllokuan cilësinë e provës materiale 10.600 euro dhe 50 franga të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT ELBASAN

Seksioni për narkotikët

Më datë 29.01.2014, rreth orës 18.20, në lagjen “Xhile Liçi”, në një vazo luleje u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 qese lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 30.01.2014, gjatë natës, në fshatin Shirgjan, është vjedhur transformatori i energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, gjatë natës, në fshatin Bradashesh, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit Th.H., ku kanë marrë 1 TV plazma me vlerë 50.000 lekë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, gjatë natës, në fshatin Kozan, janë vjedhur rreth 200 m tel në linjën elektrike në pronësi të kompanisë “ÇEZ-Shpërndarja”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORÇË

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Fari Çaçani, vjeç 44, banues në Korçë, pasi rreth orës 02.00, në lagjen Nr. 8, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Peugeot”, me targë KO 3310 A. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh.K., vjeç 17, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 8, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Seat”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi Ropi Xhifko Nasto, vjeç 32, banues në fshatin Diellas, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 07:45, në fshatin Zemblak, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targë AA 568 CS, është përplasur me mjetin tip “Mitsubish”, të drejtuar nga shtetasi A.M., vjeç 44. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A.M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.P., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen M.K., vjeç 50, banuese në Korçë. Neni 84 i Kodit Penal.
Për vjedhjen e punishtes së shtetasit S.S., më datë 30.01.2014, u ndalua autori i dyshuar shtetasi në kërkim Ilir Fatmir Gegolli, vjeç 30, banues në Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.H., vjeç 16 dhe L.Sh., vjeç 47, banues në fshatin Bregas, pasi dyshohen se shtetasi A.H. më datë 25.01.2014, në fshatin Bregas, ka vjedhur dy shufra hekuri në banesën e shtetases L.M., dhe i ka shitur në pikën e grumbullit të skrapit të shtetasit L.Sh.. Nenet 134 e 287 të Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.F., vjeç 16, banues në fshatin Pirg, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në fshatin Pirg, u kap në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit M.M.. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 31.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M., vjeç 42, banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se rreth orës 02:00, në banesë, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes Z.M., vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 30.01.2014, rreth orës 10.10, në fshatin Vranisht, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i II-të i banesës shtetësia F.B., vjeç 76 dhe rreth orës 11.00, ka gjetur vdekjen në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V., vjeç 29, banues në fshatin Vishocicë, pasi rreth orës 22:30, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve M.V., vjeç 62 dhe P.V., vjeç 64. Me cilësinë e provës materiale ju bllokua një dorezë metalike me kushtet e armës së ftohtë. Nenet 130/a/1 e 279 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 30.01.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasin A.M., vjeç 52, banues në Pogradec, pasi dyshohet se djali M.M., vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Pogradec. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Korçë

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.R., vjeç 23, banues në Durrës, pasi në pasaportë kishte 2 vula që dyshohet se janë të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER


Komisariati i Policisë Fier

Më datën 30.01.2014, rreth orës 01.45, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi M.Xh., vjeç 23 dhe rreth orës 05:30, në spital ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan prokurorisë.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ardian Kujtim Yzeiraj, vjeç 25, banues në fshatin Portëz, pasi rreth orës 13:00, në Patos, u kapë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kreshnik Pirro Goxhaj, vjeç 25, banues në Fier, pasi rreth orës 20:00, në lagjen “Apolonia”, u kapë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”, me targë AD 046 R. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhuljano Mysteak Hoxhaj, vjeç 22, banues në fshatin Kreshpan, pasi rreth orës 12:00, në lagjen “Apolonia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datën 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Sh., vjeç 49, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 00:30, në fshatin Kolonjë, në lokalin në pronësi, ka shkaktuar zhurma duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.
Më datën 30.01.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.N., vjeç 55, banuese në fshatin Kolonjë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.N., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.T., vjeç 21, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në lagjen “Kadri Qystri”, ka thyer derën e banesës së shtetasit A.I., vjeç 29. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datën 29.01.2014, rreth orës 08.00, në maternitetin e qytetit të Fierit, është paraqitur një 19 vjeçare, me aftësi të kufizuar fizike e mendore, e cila është konstatuar se është shtatzëne. Për rastin në fjalë po hetohet pasi dyshohet se është kryer marrëdhënie seksuale ndaj personave të pa zotë për tu mbrojtur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 103 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Lushnjë

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetësia D.M., vjeç 39, banuese në fshatin Grabian, pasi rreth orës 07:00, në Grabian, ka vrarë me thikë shtetasin I.Ll., vjeç 44, banues në Grabian. Neni 76 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, rreth orës 18.00, në fshatin Çermë-Sektor, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E.Gj., vjeç 47, i cili është gjetur i vdekur me një thikë në kraharor. Nga veprimet e kryera rezultoi se viktima është mbyllur në dhomën e gjymit dhe i ka vënë flakën vetes dhe më pas është vetëvrarë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT VLORË

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi D.J., vjeç 17, banues në Vlorë, pasi rreth orës 15:00, në Skelë, u kapë duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, shtetasi D.O., vjeç 21, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 26.01.2014, në banesë, i kanë vjedhur 1 varëse floriri, 1 celularë dhe 20.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 30.01,2014, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D., vjeç 17, banues në Vlorë, pasi rreth orës 16:00, në lagjen ”24 Maji”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin 123cc, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 30.01,2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Lefter Lamçe Kuspa, vjeç 52, banues në Sarandë, pasi rreth orës 16:00, në vendin e quajtur Ura e Kranesë, në mjetin tip “Volksvagen”, me targë SR 6606 B, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 19 kg e 360 gr lëndë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 30.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Gentjan Roland Xhaferi, vjeç 35, banues në Sarandë, i dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja“. Neni 134 i Kodit penal. Veprimet do të kryen nga DPQ. Tiranë.





DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.G., vjeç 40, banues në fshatin Lazarat, pasi rreth orës 11:00, në lagjen “18 Shtatori”, në dyqan, ju gjetën e sekuestruan 57 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare, që tregtoheshin pa plotësuar dokumentacionin e regjistrimit të abonentëve dhe ishin blerë pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.Z., vjeç 53, banuese në fshatin Kakoz, e dënuar për plagosje të lehtë, pasi dyshohet se në fshatin Kakoz, ka zaptuar 87 m2 tokë të shtetasit Ll.Ç., vjeç 61, banues në Kakoz. Neni 200 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR

Seksioni për narkotikët

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Alban Prel Kalaj, i vjeç 25.09.1990, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, me arsim 8 klasë, sepse rreth orës 01.00, në lagjen Nr. 4, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 7 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Lidhur me vendosjen e lëndës eksplozive në banesën e shtetasit B.C., më datë 30.01.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Shkëlzen Agim Xhenja, vjeç 22, banues në Shkodër, i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje të kryer në bashkëpunim me një tejtër shtetas të arrestuar. Nenet 152 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M., vjeç 42, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në objektin ku ushtronte aktivitet tregtar kishte bërë lidhje të pa ligjshme të energjisë elektrike. Neni 237 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Benard Ded Pëllumbaj, vjeç 25, banues në Shkodër, pasi nga kontrolli i ushtruar rreth orës 17:15, në lagjen “Tre Heronjtë”, në mjetin tip “Benz”, me targë AA 802 DC, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 3 targ automjetesh, 1 shkop gome plastik dhe 1 thikë me kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT LEZHË

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Me datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B., vjeç 37, banues në Laç, pasi nga kontrolli i ushtruar rreth orës 20:20, në Laç, dyshohet se në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 5 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Viktor Lushi, vjeç 19, banues në fshatin Manati, pasi rreth orës 18:00, në lagjen “Murriz”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targë AA 593 GU. Neni 291 i Kodit Penal.
Me datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.Sh., vjeç 35, banues në fshatin Tale, pasi rreth orës 21:30, në Shëngjin, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka shkatërruar ndarëset prej llamarine dhe një shtyllë ndriçimi. Neni 161 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F.D., vjeç 45, banues në Fushë Mamurras, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes D.D., vjeç 43 dhe fëmijëve. Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT BERAT


Komisariati i Policisë Berat

Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.Z., vjeç 47, banues në fshatin Tozhan, pasi dyshohet se më datë 28.01.2014, në fshatin Tozhan, në ambientet e shkollën 9-vjeçare, ka kanosur një mësues. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit R.L., vjeç 29, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 29.01.2014, rreth orës 19:00, në lagjen “Çlirimi”, i ka vjedhur nga dora çantën shtetases B.N., vjeç 79, ku kishte disa dokumente dhe 3.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datën 30.01.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasin H.K., vjeç 76, banues në fshatin Bilçë, pasi dyshohet se djali P.K., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh.S., vjeç 55 dhe M.S., vjeç 38, banues në fshatin Mjeshovë, pasi dyshohen se rreth orës 09.30, në fshatin Mjeshovë, për motive pronësie, kanë kanosur shtetasit R.S., vjeç 32 dhe B.S., vjeç vjeç 30, banues në fshatin Mjeshovë, si dhe kanë prishur qetësinë publike. Nenet 84 e 274 të Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.S., vjeç 61, banues në fshatin Mjeshovë, pasi rreth orës 12.30, në fshatin Mjeshovë, në banesë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje dhe pa numër. Neni 280 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Dashnor Haxhi Oshafi, vjeç 27 dhe Gurim Rapi Oshafi, vjeç 28, i dënuar më parë, banues në fshatin Samaticë, pasi dyshohen se më datë 29.01.2014, rreth orës 11:30, në fshatin Samaticë, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e kompanisë “ÇEZ-Shpërndarja”, rajoni Berat, për ndërprerjen e energjisë në banesat e tyre. Neni 242 i Kodit Penal.
Më datë 30.01.2014, gjatë natës, në fshatit Rrërrëz, është vjedhur fidanishtja në pronësi të shtetasit E.Z., vjeç 28, ku kanë marrë 500 rrënjë fidane me vlerë 12.200 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KUKËS

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 30.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Palushi, vjeç 20 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasin Sh.P., vjeç 50, banues në fshatin Bicaj, pasi dyshohen se rreth orës 14:00, pranë tregut, për shkak të detyrës, shtetasi Elvis Palushi ka goditur me grusht punonjësin e policisë së rendit publik dhe shtetasi Sh.P. ka goditur me sende të forta shtetasin S.R., banues në fshatin Osmanaj. Nenet 236/2 e 89 të Kodit Penal.

KOMENTE