English

Si ti largoni "qeskat" poshtë syve

Ka disa mënyra pa harxhuar shumë para për t’i eliminuar qeskat e syve.

Si fillim duhet të zgjidhni një jastëk në të cilin koka juaj të jetë e ngritur. Më pas mund të aplikoni këtë veprim: merrni një peshqir të pastër, lageni me ujë të ftohtë dhe vendoseni për disa minuta mbi sy duke e shtypur lehtë.

Një këshillë tjetër është të flini mjaftueshëm, për pjesën më të madhe të të rriturve është e mjaftueshme 7-8 orë gjumë, por duhet të flini me një jastëk që ua mban kokën lart.
Pasi të ndiqni këto këshilla do të shikoni se “torbat” poshtë syve tuaj do të kenë kaluar dhe për ju do të jetë vetëm një kujtim, por mos harroni dhe një gjë që qeskat poshtë syve mund të jenë dhe një shenjë e një problemi shëndetsor, ndaj kujdesni nëse ato nuk kalojnë duhet këshilla nga mjeku specialist.

KOMENTE