English

Nishani dekoron Grupimin pёr Çёshtjet Shqiptare nё Kongres me “Medaljen e Flamurit Kombёtar"

Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani, nё njё ceremoni tё zhvilluar nё mjediset e Kongresit Amerikan, dekoroi Grupimin pёr Çёshtjet Shqiptare nё Kongres me “Medaljen e Flamurit Kombёtar”, me motivacionin “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për inkurajimin e vazhdueshëm të reformave demokratike dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, për përpjekjet e frytshme në promovimin e të drejtave, lirive dhe prosperitetit të Shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, për mbështetjen ndaj pavarësisë dhe forcimit të shtetit të Kosovës dhe për kontributin e shquar në forcimin e lidhjeve dhe partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shteteve me popullsi shqiptare në Rajon” dhe bashkëkryetarin e kёtij Grupimi Kongresmenin Robert Aderholt me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë për aktivitetin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të reformave demokratike në Shqipëri, të zgjerimit të hapësirës demokratike për shqiptarët në rajon dhe veçanërisht për pavarësinë e Kosovës”.

Më herët, Presidenti Nishani, u prit në një takim mirëseardhjeje nga bashkëkryetari i Grupimit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, Kongresmeni Eliot Engel. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për zhvillimet e fundit në rajon, në Shqipëri dhe për kontributin e mëtejshëm të këtij grupimi në promovimin e demokracisë dhe integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarë.

KOMENTE