Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Jo më rrugë pa standarde
English

Rama: Jo më rrugë pa standarde

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, inspektoi punimet për ndërtimin e rrugës së Elbasanit. Punimet për këtë segment kyç të lëvizjes, nga Tirana drejt Elbasanit dhe më tej drejt Juglindjes dhe anasjelltas, rifilluan një muaj më parë, pas pezullimit të tyre për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj firmës ndërtuese.

Rifillimin e punimeve në këtë segment, Kryeministri Rama e konsideroi si “nisjen e zhbllokimit të kantiereve”, porse problematika në ndërtimin e veprave publike është edhe më thellë, sesa thjesht bllokimi i tyre për shkak të borxheve të krijuara, por ka të bëjë me mungesën e standardeve që në fazën e projektimit.

“Zhbllokimi i kantiereve të mbetura peng në zinxhirin e borxheve ka nisur, por është vetëm njëra pjesë e problemit me të cilin ne përballemi sot. Pjesa tjetër e problemit janë projekte mizerabël, pa standarde, pa specifikime dhe pa asnjë qasje bashkëkohore, në kushtet kur qytetarët e këtij vendi dhe ky vend meritojnë shumë më tepër. Kjo do të thotë që ne, nga njëra anë do të bëjmë çmos që gjithë këtë punë të sapo nisur ta vendosim në shinat e duhura të respektimit të afateve dhe cilësisë dhe nga ana tjetër, të mund të rehabilitojmë çfarë është e mundur, në kushtet kur tanimë një pjesë e gjërave janë të palëvizshme, sepse projektet janë bërë dhe punët janë bërë shatra-patra, siç ishte zakoni,” - u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Rama, pasi u njoh me volumin e deritanishëm të punimeve, shprehu bindjen se kjo rrugë do të jetë vetëm “guri i themelit” në formësimin e një modeli të ri infrastrukturor, ku mungesa e cilësisë dhe standardeve nuk do të tolerohet.

“Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme, qoftë për kryeqytetin e Shqipërisë, qoftë edhe për gjithë sa thashë, në funksion të ndërtimit të një modeli të ri dhe të një qasjeje tërësisht të re, për sa i përket infrastrukturës. Besoj që në përfundim, të gjithë do të jemi në gjendje të bëjmë dallimin dhe në të njëjtën kohë do të kemi vënë një gur themeli në një rrugë të re të projektimit, të zbatimit, të monitorimit dhe në fund fare, të përputhjes së shpenzimeve që bëhet me paratë e shqiptarëve, me ambicien e shqiptarëve për të pasur rrugë evropiane dhe jo një vend mes Evropës, ku rrugët janë faqja më e zezë,” - nënvizoi Kryeministri.

Edhe ministri Haxhinasto e vuri theksin në adoptimin e një filozofie krejtësisht të re të qeverisë që lidhet me cilësinë më të lartë dhe me të gjithë parametrat e nevojshëm, inxhinierikë, të sigurisë, të sinjalistikës, por edhe mbështetur nga qeveria, me buxhetin përkatës, për t’i realizuar ato në kohë.

KOMENTE