Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
6 viktima ne aksin Kukës -Shishtavec
English

6 viktima ne aksin Kukës -Shishtavec

Kukës- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Shishtavec. Nga të dhënat paraprake është bërë me dije se furgoni i një linjë të pa identifikuar ende, ka dalë nga rruga për shkaqe dhe rrethana ende të pa zbuluara e të papërcaktuar nga autoritetet përkatëse.
Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se furgoni pasi ka dalë nga rruga ka rënë në humnerë. 
Nga ngjarja dyshohet se 6 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur tek ura e Topojanit. E menjëhershme ka qenë mbërritja e policisë në vendngjarje sakaq drejt saj janë nisur edhe dy helikopterë.
Furgoni me 11 pasagjerë, që ishte nisur nga Shishtaveci drejt qytetit të Kukësit, në afërsi të urës së Topojanit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Sipas policisë kemi të bëjmë me 6 të vdekur. 
Ata janë: Feim Biba, Zykri Shehu, Vaim Karanxha,  Bashkim dhe Linda Çuni, Xhevahire Çuni.
 DREJTORESHA E SPITALIT: Janë 6 të vdekur  
Drejtoresha e spitalit të Kukësit, Hafize Zeneli, thotë se kemi të bëjmë me 6 të vdekur. 
"U mblodh gjithë stafi mjekësor. Iu dha ndihma e parë në spital atyre që ishin gjallë dhe në gjendje tepër të rëndë, njëri është nisur për në spitalin e Tiranës me helikopter, tre të tjerët me ambulancë. Ai që u nis me helikopter kishte gjendje shumë të rënduar. Pavarësisht ndihmës që iu dha, ishte në gjendje kome, kishte dëmtime në kokë, fraktura".
 Deri në këto momente, kemi tre kufoma në spital. Kemi informacion nga policia edhe për tre kufoma të tjera, që janë nisur në spitalin e Kukësit. Nuk kam informacion për më shumë viktima", thotë Zeneli.
 "Në spitalin e Kukësit, erdhën shtatë të plagosur, nga të cilat katër janë nisur në Tiranë dhe tre po mjekohen në spitalin tonë.  3 kanë ardhur të vdekur, 3 në spital. Viktima Linda Çuni ishte 4 muajsh shtatzënë. Erdhën 7 të plagosur nga të cilët tre u nisën për në Tiranë. Ata që ndodhen tani në spitalin e Kukësit, nuk kanë rrezikshmëri për jetën. Tre persona të tjerë kanë humbur jetën e janë në morg të spitalit. Në spital janë tre kufoma, gra, një nga ato ishte shtatzënë rreth 4 muajsh. Ishin nga fshatrat e Kukësit të gjithë”, deklaroi drejtoresha e spitalit rajonal të Kukësit.
 “Jemi shokuar të gjithë. Ne njoftuam për dy helikopterë, Ministria e Shëndetësisë u përgjigj në kohë rekord, por një nga gratë humbi jetën para se të vinte helikopteri”./Shekulli/

KOMENTE