English

PD: Robert Çamçakëzi, inspektime të reja në kantieret e Partisë Demokratike

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi, komenton vizitat e fundit të Kryeministrit nëpër rrugët e nisura nga qeveria e mëparshme.

Robert Camcakëzi u shfaq sërish në një kantier pune, të nisur në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

Rruga Lin-Pogradec, është një nga dhjetra e qindra projektet e nisura nga qeveria e mëparshme, të mallkuara cdo ditë nga Edi Rama kur ishte në opozitë, dhe të bllokuara sapo ai erdhi në pushtet.

Sot, kur ka braktisur të gjitha premtimet e fushatës, kur ka dështuar të nisë qoftë edhe një projekt të ri apo të krijojë një vend të ri pune, Rama ka stisur turin e inspektimeve të punëve të nisura në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Kryeministri Rama nuk ka vend ku të falet, dhe po falet aty ku më parë ka vjellë vrer.

Në opozitë, Edi Rama bëri gjithcka për të bllokuar projektet e zhvillimit dhe votoi kundër cdo investimi në rrugë e infrastrukturë. Madje ai tallej me ndërtimin e akseve kombëtare, rajonale e rurale në vend.

Sot, ai shfaqet si kryeinspektor me duar në xhepa, si Robert Camcakëzi. Pa projekt, pa ofertë, pa punë, por vetëm me llafe e skena teatrale në përpjekje për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë që me këtë qeveri po ulen këmbëkryq në realitetin shqiptar.

KOMENTE