Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja masat për rritjen e sigurisë rrugore
English

Ja masat për rritjen e sigurisë rrugore

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto dhe ai i i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në një konferencë për shtyp kanë prezantuar paketën e masave për rritjen e sigurisë rrugore.

Haxhinasto tha se do të merren masat e nevojshme për sigurinë rrugore. Sipas tij, do të liberalizohet tregu me një sistem të paprekshëm nga korrupsioni, por do të ketë kontrolle të rrepta. “Masat tona janë kryesisht të dy sektorëve, të transportit dhe forcimit të ligjit. Sa i takon mjeteve më të sigurta do të forcojmë të gjithë procedurën e kontrollit të mjeteve, do liberalizojmë tregun dhe do ta bëjmë sistemin të paprekshëm nga korrupsioni, do të vendosim elementet e sigurisë në kontrollin e makinave, do të vendosim kontroll edhe për cilësinë e mjeteve dhe për ndotjen e gazrave”, tha Haxhinasto.

Gjithashtu ministri i Transportit theksoi se, do të ketë ndërhyrje sa i përket sinjalistikës në rrugë, ndërhyrje në ruajtjen e rrugës si një aset i rëndësishëm kombëtar dhe si një aset i qytetarëve. “Do ta ruajmë rrugën nga dëmtimet duke forcuar masat dhe ndëshkimet si dhe kompanitë që shpesh blejnë elementë të sinjalistikës për përfitimeve të tyre. Shumë rigoroz do të tregohemi në ndërhyrjet në rrugë, për ndërtimet të paligjshme dhe për hyrje-daljet të paautorizuara dhe do të vendosim një standard për hyrje-daljet në rrugë, në mënyrë që ato mos të jenë në pikat e zeza që shkaktojnë aksidentet”, shtoi më tej Haxhinasto.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë propozimin për të dënuar me 10 ditë burg të shoferëve pa patentë dhe që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur.

“Kemi parashikuar propozimin për ndryshim si masë minimale të dënimit pa leje drejtimi 10 ditë heqje lirie . Sepse të drejtosh mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur nuk është shkelje e kodit rrugor por përbën vepër penale. Ndaj si e tillë Ministria e Brendshme ka prezantuar që dënimi minimal i mundshëm të jetë 10 ditë heqje lirie. Për statistikë, në 4 muaj që nga dita e parë të ushtrimit të detyrës policia filloi praktikën e arrestimit të personave, të cilët drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe ky numër është 660 shtetas të ndalur, por që 83 persona janë dhënë vendimet nga gjykatat”, tha Tahiri.

“Kjo është paketa më e plotë në ndërhyrje dhe e ndërgjegjësimit tonë për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të pasagjerëve dhe kalimtarëve. Jemi të vetëdijshëm që siguria rrugore është një problem, e njohim si problem duam ta adresojmë dhe ndaj së bashku me kolegun Haxhinasto, do prezantojmë në qeveri, një paketë masash të plotë për administrim”.

“Masat do mbeten në letër nëse nuk kujdesen dhe nëse nuk zbatohen dënimet për gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor. Aksidentet rrugore dhe masat do jenë prioritet i qeverisë”. Tahiri theksoi që para kolaudimit, drejtuesi duhet të ketë shlyer një për një të gjitha detyrimet që ka në shtet. Po kështu Tahiri shpjegoi se fotografimi i shkelësve në qarkullimin rrugor, do të jetë një praktikë që do të ndiqet në vazhdimësi nga policia/Shekulli/

KOMENTE