Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimet, ndalimet e procedimet gjatё 24 orёve tё fundit
English

Arrestimet, ndalimet e procedimet gjatё 24 orёve tё fundit

Seksioni për narkotikët

Më datë 10.02.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Qerim Seit Kolgjini, vjeç 20 dhe Seit Qerim Kolgjini, vjeç 53, banues në Kodër Kamzë, pasi dyshohen se te Universiteti Bujqësor, në bashkëpunim u shisnin studentëve lëndë narkotike dhe nga kontrolli në banesë e lokal ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 12 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 1 automatik, 2 pistoleta, 1 maskë, 93 fishekë, 1 palë dylbi dhe 1 kuti me qese farmaceutike. Nenet 283/2 e 278 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.G., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi rreth orës 21:10, në rrugën “Frederik Shiroka”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2.6 gr. lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D.L., vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm shitje karta e numra telefoni. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 11 karta të kompanive të pa dokumente. Neni 180 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.Sh., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14:30, në rrugën “Asim Vokshi”, në një lokal “Lloto Sport”, ushtronte aktivitet të palicencuar. Me cilësinë e provës materiale ju bllokuan 4 pajisje elektronike. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1

Për vjedhjen me armë të dyqanit të shtetases Eriza Novruz Shquti, më datë 10.02.2014, nga informacionet e mbledhura nga kamerat e sigurisë, nuk vërtetohet prania e armës së zjarrit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i K.P.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.C., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në Qytet Studenti, për shkak të detyrës, ka kanosur e ka fyer, shtetasen J.D.. Nenet 238 e 239 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E.I., vjeç 17, banuues në Tiranë, pasi në oborrin e shkollës ekonomike, u kap me një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në fshatin Mullet, në banesën në ndërtim të shtetasit S.Sh., kanë vjedhur një sasi kablli elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bledi Vizhdan Larti, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në rrugën “Ali Demi”, në autobusin e Unazës, i ka vjedhur portofolin me 2000 lekë dhe disa dokumente, shtetases A.Q.. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, rreth orës 16.00, në rrugën e “Barrikadave”, një motor ka aksidentuar shtetasen A.S., vjeç 40, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Jetmir Enver Kërxhaliu, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi rreth orës 07:30, në rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë TR 7012 T, ka aksidentuar shtetasin M.T., vjeç 66, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Klisman Ari Lipo, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi rreth orës 12:50, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” me targë IMB 4212, ka aksidentuar shtetasin F.S., vjeç 74, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit K.K., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në rrugën e “Elbasanit’, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht punonjësin e kompanisë “ÇEZ”. Neni 237 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, rreth orës 23.30, u arrestua në flagrancë shtetasi Agim Mark Ukcamaj, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi rreth orës 21:30, në rrugën “Kristaq Capo”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” me targë TR 3671 G. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.A., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 01:30, në Qytet Studenti, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin A.M., vjeç 18., banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 10.02.2014, rreth orës 20:30, në rrugën “Dora D’Istra”, shtetasit E.Gj., vjeç 24, banues në Tiranë, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz” dhe i kanë vjedhur navigatorin dhe 2 pasqyrat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.P., vjeç 17, Taulant Preng Leti, vjeç 18 dhe Albert Maksut Shushku, vjeç 25, banues në Laç, Reps, dhe Tiranë. Më datë 10.02.2014, rreth orës 17:30, në rrugën “Preng Bib Doda”, shtetasit K.P. dhe Taulant Leti, dyshohen se në bashkëpunim, i kanë vjedhur çantën nga dorës shtetases F.M., vjeç 21, banuese në Tiranë. Pas kryerjes së vjedhjes të dy autorët strehoheshin në banesën e shtetasit Albert Shushku, në rrugën “Irfan Tomini”. Nenet 134/2 e 300 e 302 të Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim F.L., vjeç 17, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi dyshohet se rreth orës 02:30, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, ka vjedhur banesën e shtetasit J.Gj., ku kanë marrë 1 Lap Top dhe disa bizhuteri. Autori strehohej në banesën e shtetasit Albert Maksut Shushku, vjeç 25, banues në Tiranë, i arrestuar për veprën penale “Mos kallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.S., vjeç 26, A.V., vjeç 25 e B.B., vjeç 26, banues në Kavajë, Shkodër e Vlorë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, në bashkëpunim, kanë kanosur me fjalë për jetën shtetasin A.T., vjeç 34, banues në Tiranë, . Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.Sh., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:40, në banesë, ka kanosur e goditur me grusht, shtetasen R.Sh., vjeç 55, banuese në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasve Z.Ç., vjeç 53 dhe B.Ç., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në Breg Lumi, kanë dhunuar banesën dhe kanë vjedhur pajisjet elektroshtëpiake të shtetases R.K.. Nenet 112 e 134 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.V., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka shkatërruar ndarëset e korsive. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K., vjeç 18, banues në Kodër Kamzë, pasi rreth orës 12:45, në shkollë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasen E.H., vjeç 17, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në rrugën “Ibrahim Rugova”, i ka vjedhur celularin shtetases O.U., vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit, për motive të dobëta, ka kanosur, shtetasen E.B., vjeç 32, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, shtetësia A.M., vjeç 23, banuese në Tiranë, operatore në dyqanin e një kompanie celulare kallëzon se rreth orës 19:30, në dyqan, i kanë vjedhur 1 celular tip “Iphone 5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen Zh.Sh., vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti K.Sh., vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në rrugën “Mahmud Allushi”, është vjedhur me thyerje marketi i shtetasit A.Th., ku kanë marrë mallra ushqimorë me vlerë 30.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në rrugën”Ferit Xhajko”, para banesës, shtetasit H.A., i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targë TR 5972 H. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.S., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin J.L., vjeç 27, banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Rr., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në ambientet e Q.S.U.T, ka dëmtuar një vazo lulesh. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit L.C., vjeç 48 dhe E.A., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohen se rreth orës 16:00, te “Medreseja”, për motive të dobëta, kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.K., vjeç 33, banuese në fshatin Domje, pasi dyshohet se bashkëjetuesi M.K., vjeç 58, banues në Domje, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj dhe dy fëmijëve të mitur 5 e 8 vjeç. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.K., vjeç 58 dhe V.K., vjeç 31, banues në fshatin Domje, pasi dyshohen se rreth orës 08:00, në Domje, për motive të dobëta, shtetasi M.K. ka thyer xhamat e banesës së shtetasit V.K., i cili e ka goditur me sende të forta shtetasin M.K.. Nenet 150 e 89 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në “Kodër të Kuqe”, kanë vjedhur 90 ml kabëll elektrik që furnizon me energji elektrike banesat e shtetasve J.N. dhe B.K., banues në Kodër të Kuqe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.P., vjeç 29, banues në fshatin Valias të Ri, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, për motive të dobëta, nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin A.S., vjeç 29, banues në fshatin Laknas. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen Sh.T., 32, banuese në Bathore, pasi dyshohet se nusja e djalit E.T., 19 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.P., vjeç 33, banues në Kodër Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në Kamzë, duke drejtuar furgonin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren V.K., vjeç 41, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, rreth orës 14:30, në banesë është vetëhelmuar shtetasi D.G., vjeç 36, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Andri Ukë Haklaj, vjeç 41, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në Kamzë, duke drejtuar autobusin me tip “Benz” me targë AA 760 FF, ka aksidentuar këmbësorin E.K., vjeç 15, banues në Kamzë, i cili ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.P., vjeç 80, banues në Golem, Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në fshatin Pezë, për motive pronësie, ka prishur murin e banesës së shtetasit G.P., vjeç 78, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F.U., vjeç 44, banuese në Kombinat, pasi dyshohet se bashkëshorti Sh.U., vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok Ndrec Frroku, vjeç 55, banues në Lezhë, me leje drejtimi, pasi rreth orës 16:00, në autostradë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” me targë AA 472 FM. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr.H., vjeç 17, banues në Vorë, pasi rreth orës 16:00, në rrugën e Rinasit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, rreth orës 21:00, në rrugën “Qamil Buxheli”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit B.K., vjeç 28, ku kanë marrë 15000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Agim Avduramani, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi rreth orës 00:30, në rrugën “Ali Kelmendi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford” me targë AA 772 DK. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Ç., vjeç 30, banues në fshatin Thartor, pasi në fshatin Hemenraje, ka dëmtuar 3 dynym me të mbjella, të shtetasit T.T., vjeç 41, banues në Hemenraje. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.L., vjeç 41, banuese në fshatin Kalush, pasi dyshohet se vjehrra P.C., vjeç 62, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Më datë 10.02.2014, shtetasi A.T., vjeç 40, banues në Kavajë, punonjës i një banke, kallëzon se rreth orës 10:00, në kompleksin “Alb Golem“, i kanë ndërruar bravat e dy dyerve në një ambient në katin e parë të pallatit, të regjistruar në emër të bankës. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 277 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS

Seksioni për narkotikët

Më datë 10.02.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Kreshnik Islam Gjoka, vjeç 32, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim Nr. 285, datë 22.11.2013, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë. Nenet 283/a e 22 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.U., vjeç 49, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 3, në lokal ushtronte aktivitet të lojërave të fatit pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 makina elektronike pa dokumente. Neni 197 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 09.02.2014, rreth orës 21:55, në lagjen Nr.2, në banesë u gjet i vdekur pa shenja dhune shtetasi A.Sh., vjeç 62. Nga kryerja e veprimeve dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.S., vjeç 52, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.13, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Olsi Anton Gjokeja, vjeç 27, banues në fshatin Thumanë, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendim Nr. 23, datë 05.02.2013, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88/1 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, rreth orës 10:00, në lagjen Nr. 15, është vjedhur banesa e shtetasit S.B., vjeç 65, ku kanë marrë 200.000 lekë dhe 600 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N.R., vjeç 43, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti F.R., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 10.02.2014, u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Elton Isa Balliu, vjeç 35, banues në Durrës, me qëllim ekstradimi, pasi Gjykata Italiane me vendim datë 25.03.2005, e ka dënuar me 26 vjet burg për veprën penale të vrasjes e vjedhjes me armë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 11.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Endri Nazmi Kasa, vjeç 21, banues në Durrës, pasi rreth orës 00:30, në lagjen Nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nisan” me targë AA 121 EU. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Fatmir Vath Thana, vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 08.02.2014, në lagjen Nr. 5, në bashkëpunim, ka vjedhur me thyerje rrobaqepësinë e shtetases E.K.. Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F.B., vjeç 12 dhe A.B., vjeç 15, banues në fshatin Rinia, pasi dyshohen se rreth orës 18:30, në lagjen Nr.15, u kapën duke vjedhur lokalin e shtetasit A.H.. Nga puna e bërë rezultoi, të jenë autor të vjedhjes të këtij lokali më datë 01.02.2014. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.K., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi te “Shkëmbi Kavajës”, ka vendosur një kioskë në tokën e shtetasit F.B., vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në Fushë Krujë, pranë banesës, shtetasit A.Ç., vjeç 69, i kanë vjedhur motorin tip “Bashan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Roland Kadri Vathi, vjeç 28, banues në fshatin Zezë, pasi rreth orës 16:30, në fshatin Zezë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamah” me targë AT 458 IA. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hasan Leza, vjeç 38, banues në fshatin Nikël, pasi rreth orës 15:30, në rrugën e fshatit Larushk, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Zh., vjeç 39, banues në fshatin Qerekë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.Zh., vjeç 36 . Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 09.02.2014, rreth orës 19.00, në rrugën Maminas–Manzë, një automjet ka aksidentuar këmbësorin Y.Xh., vjeç 55, banues në fshatin Rubjekë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin M.K., vjeç 57, banues në fshatin Armath, pasi dyshohet se vëllai Xh.K., vjeç 59, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Klaudio Lutfi Mara, vjeç 18, banues në Durrës, pasi rreth orës 15:30, në rrugën e Fllakës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford” me targë AT 084 JZ. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B., vjeç 35, banues në Sukth, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në Sukth, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M.Ç., vjeç 65, banues në Sukth. Neni 89 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT ELBASAN

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 10.02.2014, shtetësia B.B., vjeç 56, banuese në Elbasan, kallëzon se ka humbur kontaktet më datë 12.12.2013, me djalin S.B., vjeç 28, i cili ndodhej në Greqi. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Endrit Gani Troka, vjeç 21, banues në fshatin Shalës, pasi rreth orës 02:00, në Cërrik, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.T., vjeç 54, banues në fshatin Çikallesh, pasi dyshohet se më datë 07.02.2014 rreth orës 14:00, në fshatin Çikallesh, për motive të dobëta, ka kanosur me sopat shtetasin A.T., vjeç 63, banues në Çikallesh. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.K., vjeç 37, banues në fshatin Balldren, punonjës i policisë bashkiake, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Balldren, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E.S., vjeç 21, banues në Balldren. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u ndalua shtetasi Kujtim Mustafa Xhaka, vjeç 28, banues në fshatin Shushicë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 10.02.2014, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndodhur më datë 07.02.2014, rreth orës 14:00, ndaj shtetases A.K., vjeç 16. Neni 108/a i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.K., vjeç 25, banues në fshatin Blerimas, pasi rreth orës 19:00, në fshatin Llixha, u kap me mjetin kamion tip “Benz”, duke transportuar lëndë drusore pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh.H., vjeç 57, banues në fshatin Caushaj, pasi në fshatin Caushaj, po ndërton një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në fshatin Pajovë është vjedhur me thyerje farmacia e shtetasit Sh.D., vjeç 57, ku kanë marrë medikamente mjekësore me vlerë 175 000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Entel Eduart Ramazani, vjeç 34, banues në Peqin, pasi më datë 10.02.2014, rreth orës 21:45, nga kontrolli në kavaletën e barit, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 automatik dhe 90 fishekë pa leje. Neni 278/4 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dervish Rexhep Dushku, vjeç 58, banues në Peqin, pasi më datë 10.02.2014, rreth orës 22:00, nga kontrolli në ambientet e firmës “Beluli”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 pushkë dhe 93 fishekë pa leje. Neni 278/4 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.M., vjeç 23, banues në fshatin Garunjë, pasi dyshohet se më datë 10.02.2014, rreth orës 16:00, në fshatin Garunjë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin P.V., vjeç 31, banues në Garunjë. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Faik Curra, vjeç 22, banues në fshatin Polis, pasi rreth orës 12:30, në Librazhd, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaggio” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh.

Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në fshatin Çekin, kanë vjedhur 220 ml kabull telefonik të kompanisë “Alb Telekom”, dega Gramsh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit N.F., vjeç 62 dhe Q.F., vjeç 61, banues në fshatin Kushovë, pasi para dy javësh, në Kushovë, dyshohet se kanë vjedhur 500 bimë etero vajore (Lavando) të shtetasit R.Sh.. Neni 134 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORÇË

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 10.02.2014, rreth orës 02:00, në lagjen Nr. 10, pranë banesës, është djegur mjeti tip “Smart”, i shtetases Sh.H.. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Qerim Avdo, vjeç 36, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes K.A., vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kleitos Muhamer Dramolli, vjeç 37, banues në fshatin Orman, pasi dyshohet se më datë 09.02.2014, rreth orës 23:50, në banesën e saj, në gjendje të dehur, ka kanosur me armë gjahu, shtetasen A.H., vjeç 41, banuese në fshatin Orman. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut me leje në emër të babait të tij. Nenet 84 e 280 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Aldison Shkëlqim Haxhia, vjeç 26, banues në Fier, pasi rreth orës 06:30, në lagjen “Afrim i Ri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen” me targë FR 7336 B. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.F., vjeç 44, banuese në Libofshë, pasi dyshohet se bashkëshorti Dh.F., vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Fier.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen J.P., vjeç 31, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se bashkëshorti V.S., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr, 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Fier.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bledjan Halit Besholli, vjeç 38, banues në Fermë Çlirim, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Fermë Çlirim, në pikën e shitjes së lubrifikanteve, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 660 l naftë bruto dhe 200 l vaj transformatori të vjedhur në një kompani nafte dhe në kabinën elektrike të fshatit Hamil. Neni 287/b i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Xh.C., vjeç 59 dhe Agron Dhori Mita, vjeç 43, banues në fshatin Vlosh e Fier, pasi dyshohen se rreth orës 17:30, në fshatin Mbrostar Ferko, kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit të fshatit Grecalli. Neni 159/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 10.02.2014, u arrestua shtetasi Ardis Asqeri Leka, vjeç 25, banues në Lekaj, pasi Gjykata Apelit Vlorë me Vendim Nr. 44, datë 04.02.2014, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Neni 100 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Nexhat Nustret Sada, vjeç 22, banues në Lushnje, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në lagjen “20 Tetori”, te “Tregu Fruta Perimeve”, ka vjedhur 30000 lekë dhe disa arka në mjetin furgon tip “Benz” të shtetasit L.M.. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u ndaluan shtetasit Juxhino Emëror Hila, vjeç 20 dhe Mario Pandeli Biti, vjeç 27, i dënuar disa herë për vjedhje, pasi dyshohen se më datë 07.02.2014, rreth orës 18:30, në fshatin Pluk, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit P.R.. Nga puna e bërë rezultoi se janë autor të dyshuar të vjedhjes së banesë të shtetasit L.F., ndodhur më datë 24.01.2014, në Lushnje. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT VLORË

Seksioni për narkotikët

Më datë 09.02.2014, rreth orës 19:00, në “Pyllin e Sodës”, në bregdet u gjetën dy mjete fuoristradë tip “Mitsubish” si dhe një mjet lundrues gomone me gjatësi 6 m me 2 motorra me fuqi 200 e 15 kf. Punohet për kapjen e autorëve. Nenet 283/a/2, 22 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A., vjeç 20, banues në Vlorë, pasi rreth orës 21:00, në lagjen “Pavarsia”, nga kontrolli në mjetin tip “Renault”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.7 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G.H. dhe M.R., vjeç 47 dhe vjeç 45, banues në fshatin Vllahat, Delvinë, pasi dyshohen se në fshatin Vllahat, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i kanë marrë një sipërfaqe toke, shtetases K.Zh.. Neni 186 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë

Shtetasi i mitur J.G., vjeç 13, banues në Vlorë, dyshohet se më datë 09.02.2014, rreth orës 20:30, në lagjen ”Pavarësia”, ka tentuar të vjedh 1 dritare duralumini, në pallatin në ndërtim të shtetasit E.N.. Materialet i kaluan Prokurorisë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në fshatin Vrinë, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit M.Xh., vjeç 51, ku kanë marrë sende ushqimore me vlerë 30000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në disa lagje të qytetit, kanë shkatërruar një sasi kabulli elektrik të ndriçimit të rrugëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 154 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh., vjeç 26, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa”, në lokal ushtronte aktivitet të lojërave të fatit pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 makina elektronike pa dokumente. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit kompjuterik

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M., vjeç 18, banues në Vrith, Malësia e Madhe, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në profilin “Facebook” të shtetases D.P., vjeç 18, banuese në Malësi e Madhe. Neni 293/b i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 10.02.2014, shtetasi E.B., vjeç 40, banues në fshatin Shtoj, në gjendje depresive ka pirë fotoksinë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit L.K., vjeç 23 dhe K.M., vjeç 25, banues në Shkodër e në fshatin Grudë e Re, pasi gjatë natës, në mjetin tip “Benz”, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja pistolete. Nenet 274 e 278 të Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në fshatin Breg Lumi, ka rënë zjarr e është djegur plotësisht banesa e shtetasit N.F., vjeç 51. Nga veprimet e kryera mendohet se shkak i rënies së zjarrit është nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 10.02.2014, shtetasi P.F., vjeç 78, kallëzon se në varrezat e fshatit Plet, te varri i djalit A.F., i kanë vjedhur vazon me material bronzi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 118 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT LEZHË

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.L., vjeç 50, banues në Durrës, pasi më datë 08.02.2014, rreth orës 20:30, në qytet, ju bllokua mjeti tip “Benz”, që nga verifikimi në sistem rezulton i vjedhur në Gjermani në vitin 2012. Neni 141/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 10.02.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Alfred Lek Deda, vjeç 36, banues në fshatin Tale, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, i ka vjedhur me dhunë 4000 lekë dhe celularin shtetasit A.S., vjeç 28, banues në fshatin Lekas. Neni 139 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., vjeç 39, banues në fshatin Spiten, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në Spiten, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin N.D., vjeç 56, banues në fshatin Spiten. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F.M., vjeç 44, banuese në fshatin Zejmen, pasi dyshohet se bashkëshorti K.M., vjeç 4, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 10.02.2014, shtetasi N.P., kallëzon se gjatë 2 ditëve nëpërmjet telefonit, është fyer e shqetësuar nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenit 275 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit P.R., vjeç 27, banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes D.R., vjeç 22 . Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në fshatin Bushkash, kanë vjedhur me thyerje shkollën 9 vjeçare, ku kanë marrë 1 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, gjatë natës, në lagjen “Pjetër Budi”, para banesës, shtetasit C.B., i kanë vjedhur baterinë e mjetit kamionçinë tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT BERAT

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.B., vjeç 26, banues në fshatin Mbreshtan, pasi më datë 04.02.2014, në fshatin Mbreshtan, në banesën e shtetases E.Ç., vjeç 71, ka vjedhur 1 kazan rakie dhe disa sende bakri. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.M., vjeç 21, banues në fshatin Osmënzezë, pasi më datë 03.02.2014, në fshatin Velçan, ka djegur 35 rrënjë ullinj të shtetasve B.A., vjeç 64 e H.A., vjeç 54, banues në Velçan. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.H., vjeç 53 e D.N., vjeç 42, banues në fshatin Tozhar, pasi më datë 07.02.2014, në fshatin Tozhar, për motive të dobëta, kanë kanosur njeri tjetrin me sopat. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, rreth orës 16.30, në ish kombinatin e trikotazhit, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit I.O., vjeç 48, banues në Berat, ku ka dëme materiale me vlerë 300.000 lekë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, nga një bombul gazi që përdorej për ngrohje. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Berat, si ngjarje aksidentale.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.C., vjeç 20, banues në fshatin Rehovë, pasi dyshohet se më datë 05.02.2014, në fshatin Rehovë, ka djegur mullirin e blojes të shtetasit S.A.. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.C., vjeç 20, banues në fshatin Rehovë, pasi dyshohet se më datë 06.02.2014, në fshatin Rehovë, në banesën e shtetasit E.P., ka vjedhur disa vegla pune. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.A., vjeç 49, banues në fshatin Fushë Peshtan, pasi dyshohet se më datë 28.12.2013, në Fushë Peshtan, në objektin e përpunimit të pllakave të gurit, ka vjedhur materiale llamarine me vlerë 300.000 lekë, në pronësi të shtetasit E.B.. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2014, rreth orës 17:30, në banesë, shtetasi G.D., vjeç 38, i ka vënë zjarrin banesës, pasi ka tentuar të vetëdigjet dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Berat.
Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.H., vjeç 21, A.K., vjeç 18, F.T., vjeç 19 dhe K.H., vjeç 16, banues në Poliçan, pasi me mjetin tip “Iveko”, u kapën duke transportuar dru zjarri pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT KUKËS

Më datë 10.02.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.M., vjeç 32, banues në fshatin Breglumë, pasi rreth orës 16:15, në P.K.K.Morinë, nga kontrolli në mjetit “Benz” me targë LE 7345 A, ju gjetën 35 thasë me farë jonxhe dhe 12 thasë me pleh kimik dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policies. Neni 242 i Kodit Penal.

KOMENTE