Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Andon Mëhillaj “arrest në burg”
English

Andon Mëhillaj “arrest në burg”

Më i kërkuari i policisë shqiptare u vetëdorëzua të enjten në Prokurorinë e Rrethit Vlorë dhe më pas u soll në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku u mor për orë të tëra në pyetje.

Ndaj Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën “arrest në burg”për Andon Mëhillajn.

Avokati mbrojtës i Andon Mëhillajt, Lazer Sokolaj ka deklaruar se klienti i tij vuan nga probleme mendore.

Ai ka theksuar se Andon Mëhillaj nuk ka lidhje me killerin Julian Sinanaj dhe me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Andon Mëhillaj merr mjekim për probleme mendore. Ai është i terrorizuar”, tha avokati.

Mëhillaj akuzohet për financim të terrorizmit, si dhe për bashkëpunimi në vrasje. Sipas akuzave ishte pikërisht Mëhillaj dhe kushëriri i tij Genis Mëhillaj, të cilët gjenin klientët për vrasesin me pagesë Julian Sinanaj.

Dy kusherinjte Andon dhe Genis Mehillaj u shpallen ne kerkim ne 29 janar pas rrefimit te Julian Sinanajt se ishin ata qe gjenin klientet qe kerkonin te benin vrasje. Nderkohe qe kusherinjte Mehillaj akuzohen direkt se kane porositur vrasjen e fqinjit te tyre Sokol Veizi. Pak dite me pare nje sasi tritoli u hodh ne shtepine e Andon Mehillajt dhe policia e cilesoi kete si nje paralajmerim.

KOMENTE