Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaos trafiku në Tiranë. Grevë 24 orëshe e linjave urbane në kryeqytet
English

Kaos trafiku në Tiranë. Grevë 24 orëshe e linjave urbane në kryeqytet

Që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes ka nisur greva e transportit publik, e cila do të zgjasë 24 orë.

Asnjë autobus i 6 linjave urbane që funksionon në Tiranë nuk po kryen itinerarin e përditshëm, për shkak të mos pagimit të drejtuesve të autobusëve dhe fatorinove nga shoqëritë e transporteve.

Sot pritet që ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, të takohet me përfaqësues të transportit ndërqytetës te Hotel Tirana në orën 12:00. Në takim do të jenë të pranishëm grupe të interesit të transportit ndërqytetas të furgonave 8+1.

Protesta e drejtuesve të furgonëve 8+1 është shtrirë në Fier, Burrel e Korçë, ku drejtuesit shprehen tepër të indinjuar me vendimin drastik që përfshin paketa e re e masave mbi sigurinë rrugore, që parashikon ndalimin transportit të udhëtarëve me furgonë.

Shoferët në Korçë shprehen të vendosur për të vijuar protestat, duke i përshkallëzuar ato deri në bllokimin e rrugëve. Edhe shoferët e furgonëve në Burrel paralajmërojnë se, do të bllokojnë rrugën e Kombit nëse nuk tërhiqet vendimi për bllokimin furgonëve. Nga ana tjetër edhe udhëtarët shprehin pakënaqësi për bllokimin e furgonëve.

Ndërsa dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sqaroi publikun dhe opozitën në Kuvend, në lidhje me ndalimin e qarkullimit të furgonëve. Duke i cilësuar si faktorë të aksidenteve që kanë ndodhur edhe ditët e fundit, Tahiri u shpreh: “Ajo që kemi bërë me sukses është që në 23 vjet, veçanërisht në 8 vitet e fundit, kemi dështuar të merremi seriozisht me çështjen e aksidenteve; kemi dështuar të merremi seriozisht me sigurinë rrugore; kemi dështuar të merremi seriozisht me parandalimin e pasojave të rënda për shëndetin e njeriut apo, akoma më keq, pasojave fatale për jetën e qytetarëve”.

“Ne jemi shumë të vendosur; bashkë me ministrin e Transportit kemi ftuar përfaqësitë e operatorëve të ligjshëm në takim, dhe bashkë me ta do ndërtojmë modelin e ri të transportit ndërqytetas. Sepse ne mendojmë se shoqërisht të gjithë bashkë duhet t’i dalim përpara dhe të marrim hapa konkretë në kuadër të garancisë të jetës së qytetarit, për shëndetin e qytetarëve dhe për standardet më moderne në transportin ndërurban”.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dje reagoi përmes një deklarate për mediat lidhur me aksionin për bllokimin e furgonëve, apo siç njihen ndryshe automjeteve taksi (8+1).

Në njoftimin për mediat, ministria sqaron edhe arsyet e ndërmarrjes së këtij aksioni. Sipas ministrisë, qeveria synon që të rrisë standardet e sigurisë rrugore për qytetarët. Nisur nga numri i madh i aksidenteve, qeveria ka vendosur që t’i japë fund mjeteve të transportit të palicencuara dhe që drejtohet nga drejtues të pacertifikuar.

Gjithashtu, qeveria synon që të t’i japë fund konkurrencës së pandershme në transportin ndërurban dhe dëmtimin e dhjetëra operatorëve të licencuar për të kryer këto shërbime. Ministria thekson se aksioni bëhet në kuadër të modernizimit të transportit ndërurban, përmes krijimit të kushteve të parashikuara edhe nga ligji për transportet.

KOMENTE