English

Pse kaq shumë aksidente në Shqipëri

Shqipëria shënon numrin më të madh të viktimave të regjistruara në aksidentet automobilistike në raport me vendet e Bashkimit Europian.

Nëse në vendet e Evropës humbin jetën 40 deri në 60 shtetas për çdo një milion banorë, në vendin tonë humbin jetën 119 persona në vit për çdo një milion banorë.

Që nga viti 1992 deri në vitin 2013 në Shqipëri kanë humbur jetën në aksidentet automobilistikë 6 939 persona. Vihet re një trend në rritje i aksidenteve automobilistikë, të cilat për këtë hark vitesh kanë regjistruar shifrën e 19 441 aksidente.

Sipas raporteve policore, shkak kryesor i aksidenteve është shpejtësia tej normave të lejuara apo shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve.

Por, shumë rrugë në vendin tonë janë lënë përgjysmë dhe të papërfunduar, duke bërë në këtë mënyrë që të mungojë sinjalistika, e cila në të shumtën e rasteve është dhe shkaku kryesor i aksidenteve.

Raporti thotë së nga statistikat, rreth 10 për qind ë aksidenteve bëhen në rrugë të lagura duke qenë se akset mbajnë pellgje me ujë. Si shkak i dytë i aksidenteve radhitet rritja e numrit të mjeteve motorike, e për rrjedhojë kjo rritje e numrit pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane dhe në mungesë të aksit për këmbësorët dhe biçiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugorë dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik/Shekulli/

KOMENTE