Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Llogaritja e sigurimeve për të vetëpunësuarit.Skema e re
English

Llogaritja e sigurimeve për të vetëpunësuarit.Skema e re

O.Manjani - Qeveria merr në mbrojtje të vetëpunësuarit në bujqësi dhe në biznese private familjare. Masa e kontributit për sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit është ulur me 2 %. Nga ndryshimi skemës përfitojnë 8 kategori, të ndara sipas pozicionit të punës dhe moshës.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë,

(me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), nga fillimi i këtij viti e në vazhdim, do të jetë 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore. “Paga bruto dhe paga minimale” për efekt të llogaritjes së kontributeve është barabartë me 1 294 lekë.

Llogaritja e sigurimeve

I vetëpunësuari në ortakëri ose të tretët, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, duke filluar nga muaji janar paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës mujore minimale, prej 19 026 lekësh. Kontributi që do të paguajë çdo muaj kjo kategori është i barabartë me 4 376 lekë.

Sipas ndryshimit të fundit ligjor, i vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri dhe i vetëpunësuari që punëson të tretë, paguajnë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore të përcaktuar në pikën 2, të ligjit që është “Paga bruto dhe paga minimale”, të barabartë me 1 294 lekë në muaj.

Ndërsa i vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh. Sipas përllogaritjeve, kjo katego- ri do të paguajë 4 376 lekë në muaj për sigurimet shëndetësore.

I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht, (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1 janar 2014 e në vazhdim, paguan një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore 19026 lekë, që është i barabartë me 1 294 lekë në muaj.

Ndërsa për personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 294 lekë për sigurime shëndetësore.

Personat mbi moshën 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, paguajnë kontribute vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, pra detyrimi do të llogaritet mbi dyfishin e pagës 19026 lekë.

Të vetëpunësuarit në bujqësi

Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, është 4 200 lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi, që nga fillimi i këtij viti derdhin kontribut mujor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, pra 3. 4 % të 4 200 lekëve, të barabartë me një vlerë prej 286 lekësh në muaj.

Punonjëset e shtëpisë

Në vendimin qeverisë është miratuar edhe skema e sigurimeve për gratë që shërbejnë si punëtore shtëpie. Kështu, për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, deklarohet dhe paguhet kontribut mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 lekë kontribut i detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe 1 294 lekë, kontribut i detyrueshëm për sigurimet shëndetësore.

Rriten kontributet për pagat e larta

Një tjetër strategji është ndjekur për pagat e larta, të cilat paguajnë sigurime vetëm për pjesën 95 130 lekë në muaj.

Me ndryshmet e miratuara, hiqet tavani prej 95130 lekësh, dhe punonjësit me paga të larta do të paguajnë sigurimet shëndetësore mbi të gjithë shumën që marrin. Kështu, në rast se një person paguhet 150 mijë lekë në muaj, me ligjin e vjetër i mbaheshin për sigurime shëndetësore 3.4% deri në 95130 lekë, ose 3234 lekë në muaj.

Kjo shumë ndahej përgjysmë, 1617 lekë paguheshin nga punëdhënësi dhe 1617 lekë paguheshin nga i punësuari. Me ndryshimin e ri, e gjithë paga do të jetë pjese e kontributit 3.4%. Pas 1 janarit, një i punësuar me pagë 150 mijë lekë do të kontribuojë 5100 lekë për kontribute.

Kjo shumë e ndarë në 2550 lekë që paguhen nga punëdhënësi dhe 2550 lekë nga punëmarrësi. Pra, kontributet për sigurime rriten sa më e madhe të jetë paga. Për pagat nën 95130 leke, ndryshimi i ligjit nuk ka efekt, pasi përqindja e kontributit nuk ndryshon.

Ndryshimi i skemës unifikon kontributet

Naim Balluku/ Ekspert i Sigurimeve



Eksperti i sigurimeve, Naim Balluku, vlerëson si të drejtë vendimin e qeverisë për uljen e masës së kontributeve për të vetëpunësuarit. Sipas tij, kjo masë synon të unfikojë kontributin që japin në skemë të punësuarit dhe të vetëpunësuarit. Këta të fundit paguajnë një pjesë të detyrimeve vetë, ndërsa pjesën tjetër ua paguan punëdhënësi. Të vetëpunësuarit paguajnë vetë gjithë barrën dhe vendimi i qeverisë i vjen në favor kësaj kategorie.

Si i vlerësoni ndryshimet e fundit të qeverisë në skemën e pensioneve?

Masa e sigurimeve në 23% e pagës, në total llogaritet si përqindje që shkon për sigurime shoqërore dhe 7 % sigurime shëndetësore.

Për të vetëpunësuarit qeveria ka ndërmarrë lehtësira të cilat marrin në mbrojtje këtë kategori kontribuuesish në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Është vendosur që për efekt të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paga për të vetëpunësuarit të jetë 19026 lekë dhe ata të paguajnë 6. 8 % për sigurimet shëndetësore nga 7% që ishte, duke i lehtësuar. Kjo për faktin se të vetëpunësuarit e paguajnë gjithë barrën vetë, ndryshe nga të punësuarit që paguajnë një pjesë vetë dhe një pjesë punëdhënësi.

Si bëhet përllogaritja e derdhjes së kontributeve

Të punësuarit paguajnë 3. 4 % të pagës për sigurime shëndetësore ku 1. 7 % i paguajnë vetë dhe 1. 7 % e paguan punëdhënësi, ndërsa paga minimale mbi të cilët llogariten këto detyrime është 21 mijë lekë. Ndryshimi është bërë për të unifikuar detyrimin për sigurime shëndetësore mes të punësuarve dhe të vetëpunësuarve.

Borxhet e vonuara, 8 % kamatëvonesë për çdo 30 ditë

Mosshlyerja e borxheve në kohë nga fillimi i muajit tjetër do të ketë një kosto të lartë. 8% të vlerës së faturës për çdo 30 ditë vonesë, është masa që do të paguajë buxheti i shtetit për faturat e prapambetura

për punët e kryera apo për marrëveshje të lidhura. Detyrime me kamatëvonesa do të ketë edhe për institucionet e tjera financiare që nuk shlyejnë në kohë detyrimin.

Këto ndryshime janë parashikuar në draftin e që ka mbërritur për shqyrtim në Kuvend dhe pritet të miratohet brenda këtij muaji. Sipas relacionit të këtij drafti, mësohet se qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatave ligjore për pagesat e vonuara, në rastet e furnizimit me mallra apo shërbime nga ana e ndërmarrjeve tregtare kundrejt ndërmarrjeve të tjera tregtare

dhe autoriteteve publike, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare dhe, në veçanti, të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Ky ligj zbatohet për të gjitha pagesat e kryera si kundërpagesë për transaksionet tregtare. Nuk i nënshtrohen rregullimeve të këtij ligji detyrimet apo pagesat:

që janë objekt i procedurës së falimentimit të çelur kundër debitorit, përfshirë edhe procedurën me objekt ristrukturimin e borxhit, që rrjedhin nga transaksionet me konsumatorët, për interesin lidhur me pagesat e tjera të kryera në bazë të ligjeve për titujt dhe për pagesat e kryera në formë dëmsh përblimi, përfshirë edhe pagesat e dëmeve nga shoqëritë e sigurimeve të jetës dhe jojetës.

Projektligji “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”, ka për synim të rregulllojë çështjen e kryerjes me vonesë të pagesave që rrjedhin nga transaksionet tregtare, duke trajtuar në mënyrë specifike rregullimin e pasojave kundrejt subjekteve që janë në vonesë në pagesat e tyre.

“Projektligji që po paraqesim për miratim është një nga ligjet e rëndësishme për funksionimin e suksesshëm të sipërmarrjeve tregtare në treg, sidomos për sa i përket “klimës” së likuiditeteve të sipërmarrjeve tregtare. Korniza ligjore për të mbështetur krijimin dhe funksionimin e suksesshëm të sipërmarrjeve në Shqipëri, është pothuajse e plotë.

Ligjet e fundit të përfshira në legjislacionin tregtar, sidomos legjislacioni specifik që rregullon mënyrën e organizimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve tregtare, regjistrimi i tyre, si dhe procedurat e reja tatimore etj.,

kanë krijuar atë bazë ligjore për rregullimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve. Por megjithatë, legjislacioni shqiptar, si një legjislacion në zhvillim, duhet t’i paraprijë edhe çështjes së kryerjes me vonesë të pagesave, që rrjedhin nga transaksionet tregtare të furnizimit me mallra apo shërbime.

Sot, një çështje shqetësuese për sipërmarrjet tregtare është edhe fakti i kryerjes me vonesë të pagesave për shkak të transaksioneve tregtare, në lidhje me furnizimin e mallrave apo shërbimeve”-thuhet në draft.

KOMENTE