Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Automjeti me targa të huaja shpërthen te Liqeni Tiranë
English

Automjeti me targa të huaja shpërthen te Liqeni Tiranë

Një tjetër shpërthim ndodhi në kryeqytet, rreth orës 22:00 të së hënës, në zonën pranë Liqenit artificial.

Një automjet me targa të huaja u shkatërrua plotësisht, si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Mjeti ishte parkuar në anë të rrugës, pranë digës por nga shpërthimi nuk ka pasur dëmtime të mjeteve të tjera, apo bizneseve përreth.

Ende nuk ka të dhëna, nëse shpërthimi ka ndodhur me eksploziv të komanduar apo jo, si dhe kush ka qenë epiqendra e sulmit.

Kjo, për shkak se policia nuk ka gjetur ende pronarin e mjetit. Makina e tipit Opel nuk është e regjistruar në polici, për faktin se ka ardhur nga jashtë. Ndërkohë, ekspertët e policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe autorët e ngjarjes/Top Channel/

KOMENTE