Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita braktis parlamentin. Berisha: hiqni dorë nga marrja e pushteteve në mënyrat më mafioze
English

Opozita braktis parlamentin. Berisha: hiqni dorë nga marrja e pushteteve në mënyrat më mafioze

Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e Kryetarit, z. Ilir Meta është mbledhur sot në seancë plenare. Fillimisht Kryetari i Kuvendit njohu deputetët me raportin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që u mblodh sot para seancës plenare.

seance-plenare 27“Këshilli u njoh dhe diskutoi rreth vendimit nr. 12, dt 24.2.2014 të KQZ “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë LSI, në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandate i deputetit të z. Edmond Panariti”, tha Kryetari i Kuvendit.

“KQZ, në mbështetje të nenit 164, pika 2 të ligjit nr. 10.019, dt. 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë ‘të ndryshuar’’ i ka dhënë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Bujar Derveni. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në mbledhjen e tij administroi dorëheqjen e deputetit të z. Edmond Panariti dhe vendimin e KQZ dhe në përfundim bëri verifikimin e vlefshmërisë së mandatit të fituar”, theksoi z. Meta.

Z. Bujar Derveni që ka fituar mandatin e deputetit, në mbështetje të nenit 4, pika 1 të Rregullores së Kuvendit bëri betimin në seancë plenare.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta më pas bëri me dije edhe rendin e ditës së seancës plenare, ku përfshiheshin projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare”, 1986” dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e “Programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare”.

Ndërkaq, tre nga pesë projektligjet e parashikuara për t’u diskutuar në këtë seancë janë shtyrë, pasi janë ende në shqyrtim në komisionet parlamentare.

Në fillim fjalën e mori Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, z. Edi Paloka, i cili kërkoi kthimin në Parlament të kushtetutshmërisë. Z. Paloka akuzoi parlamentin se shkarkimi i ish-Inspektores së Përgjithshme të ILDKPKI-së, znj. Zana Xhuka ka qenë i pamotivuar dhe se është shkelur ligji dhe Kushtetuta, duke kërkuar kthimin e vendimit për shkarkimin e saj.

Duke marrë fjalën gjatë diskutimeve në parlament, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ftoi deputetët e opozitës për të bashkëpunuar dhe për gjithëpërfshirje, ashtu sikurse vepruan dje këshilltarët në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“Gjej rastin njëkohësisht që të përshëndes këshilltarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, dje në këshillin Bashkiak të Tiranës të cilët kanë votuar Buxhetin e ri të Bashkisë së Tiranës për këtë vit, duke treguar frymë përgjegjshmërie, bashkëpunimi dhe konstruktiviteti dhe vërtet na vjen keq që opozita këtu në Parlament sillet në mënyrë të tillë”, tha z. Meta.

“Por ka edhe një arsye për të cilën ne duhet t’i mirëkuptojmë për shkak të garës që kanë brenda partisë, se kanë zgjedhje e reja dhe u duhet protagonizmi në parlament, sepse mendojnë që në këtë mënyrë mund të evidentohen më mirë në strukturat e reja të partisë. Është një çështje e tyre. Ne do ta ruajmë durimin dhe qetësinë si gjithmonë dhe do t’i ftojmë për bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Pas debateve opozita vendosi të largohej nga seanca plenare.

Ndërkaq, z. Meta i bëri apel opozitës që të kontribuojë për fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Parlamentit. Kryetari i Kuvendit tha se Partia Demokratike injoron një fakt mesa duket me qëllim.

“Meqenëse u përmend përsëri problemi i institucionit të ILDKPKI-së. Ajo që është për të ardhur keq, është që Partia Demokratike injoron, natyrisht me sa duket me qëllim, një fakt tërësisht të papranueshëm dhe absurd. Që përfaqësuesja e një institucioni të zgjedhur nga Kuvendi nuk denjonte të komunikonte me Kuvendin, me Komisionin e Ligjeve, të paraqitej atje, që është një detyrim, jo vetëm kushtetues dhe institucional, por edhe etik, edhe moral, edhe ligjor”, shtoi z. Meta.

“Sepse cilido që zgjidhet nga Kuvendi dhe që varet nga Kuvendi e ka për detyrë që të respektojë edhe Kushtetutën, të respektojë edhe ligjet, të respektojë edhe Kuvendin. Dhe tjetra, Shqipëria është një republikë parlamentare. Nuk mund të ketë asnjë institucion mbi Kuvendin. E ftoj edhe Partinë Demokratike, si partia kryesore opozitare, që të kontribuojë për fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit”, deklaroi Kryetari i Kuvendit.

Në vijim, Kuvendi miratoi me 74 pro, projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare”, 1986” dhe me 77 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e “Programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare”

Seanca plenare mbylli punimet rreth orës 14:20.

************************

Me vendimin se do të jetë në Kuvend, opozita mbërriti në sallë me strategjinë për të qene jo vetëm prezent në Parlament, por më së shumti për të qëndruar në këmbë, në kohen kur deputetë të mazhorances diskutonin në foltore.

"Ju falenderoj shumë që qëndruat në këmbë në respekt të deputetit Armando Subashi. Nuk ju ndalon askush që të bini tavolinave, por nuk keni të drejtë të prishni kompjuterët.
Administrata e Kuvendit, pas kësaj seance të verifikojë kompjuterat, tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

"Zoti kryetar, ky grup parlamentar, ndryshe nga ç'keni bërë ju personalisht, bashkë me shumë që janë këtu në këtë sallë, nuk hipën mbi tavolina, apo mbi karrige e ministrave, sic keni bërë ju, jo shumë kohë më parë. Ju mund të bëni sikur jeni rivirgjëruar, por ai që keni qenë jeni përsëri", tha ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ne kete atmosfere ra ne sy ne deklaraten e drejtuesve te Partise Demokratike dhe vecanerisht nga ish-Kryeministri Berisha, nje qendrim i ri i opozites.

"Kërkoj të hiqni dorë nga marrja e pushteteve, kërcënimet e drejtuesve të institucioneve në mënyrat më mafioze. Në rast të kundërt, ju pastaj do të na detyroni, të shkojmë atje ku nuk kemi dashur. E merrni thjeshtë, por e keni gabim. Keni përgatitur kushtet për një destabilizim të atillë, që nuk ua merr mendja", tha Berisha.

"Unë e kuptoj që keni ardhur për antimiting dhe e kam qartë që antimitingun nuk e keni me ne, e keni me kryetarin e ri të partisë tuaj, që nuk ua dha fjalën në miting një javë më parë në shesh. Më keni gjetur mua tolerant dhe vini këtu dhe shkelni rregulloren", tha kryetari i Kuvendit Meta.

Opozita braktis seancën

Pas tensioneve te krijuara ne salle, opozita u largua nga seanca plenare.

Jashte salles se Kuvendit, kryetari i grupit Edi Paloka u shpreh se PD nuk do ta bojkotoje parlamentin, por po kerkon t'i kujtoje maxhorances qe te ktheje ligjshmerine ne te dhe te mos veproje me arrogance.

"Ne kerkuam per me shume se nje ore qe Parlamenti te kthente procedurat antikushtetuese qe ndoqi heren tjeter, t'i ktheje presidentit te Republikes postin e tij. Me shkarkimin e kreut te ILDKP-se nuk u mor kjo masë vetëm ndaj saj, por u shkarkua edhe Presidenti i Republikes Bujar Nishani", tha Paloka.

“Monopolet, kosto për shqiptarët”

Me largimin e opozitës, socialistët deklaruan se ILDKP, që ishte edhe shkaku i ashpërsimit të toneve të demokratëve, do të nisë të funksionojë për hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, nga ku Taulant Balla solli shembuj të shpenzimeve kur ata ishin në pushtet.

“Vetëm dieta për 6 vite me radhë ka marrë 68 milion lekë. Dietat e Xhozefinës për legjislaturën e kaluar janë sa gjysma e trajtimit të të gjithë deputetëve të Shqipërisë nga ana e opozitës”, tha Balla.

Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, numëroi të gjitha monopolet që qeveria Berisha dha si shkak i të cilave, shqiptarët paguajnë sot shumë herë më shtrenjtë.

Pullat fiskale, kolaudimi i makinave, markimi i karburanteve, tha Braçe, janë të gjitha biznese të monopole dhënë nga qeveria Berisha klientëve të saj, ndërsa theksin e vuri tek një prej tyre, skanimi i kontenierëve.

I përjashtuar nga taksat ky monopol, merr për cdo deklaratë doganore, tha ai, 39 euro dhe po aq edhe për mallrat që përdorin portet shqiptare për tranzit, duke bërë që vetëm pas pak kohe ato t’i largohen Shqipërisë.

“Nëse ka një pyetje që mund ta bëjë secili prej jush, pse nuk i prishni? Për këtë jeni angazhuar? Por ka një garanci të vendosur për të katër koncesionet, por vecanërisht për këtë të fundit, po ju jap shifrën, për këtë të skanimit të mallrave, 74 milion e 878 mijë e 128 euro është garancia që ka vendosur Sali Berisha nëse ne do të prishim kontratën e biznesit të tij personal”, tha Braçe.

Kjo është Shqipëria që Sali Berisha iu la shqiptarëve tha Braçe, me të cilën ai duhet të përballet.

“Dhe merr kurajon të vijë këtu dhe të kërcënojë një pushtet legjitim me votat e qytetarëve të Shqipërisë se do ta rrëzojë ai. Presidenti ukrainas sillet vërdallë, është këtu. Është një zgjidhje shumë e mirë, është këtu. Ka vrarë katër veta në bulevardin Dëshmorët e Kombit, u ka dalë për zot vrasjeve. Nuk e di nëse Prokurori i Përgjithshëm e dëgjon këtë fakt apo jo, por nëse s’e dëgjon natyrisht që rruga është atje, në Gjykatën Ndërkombëtare për këtë monstër që një herë si president dhe njëherë si kryeministër vetëm ka vrarë shqiptarë”, deklaroi deputeti Braçe.

KOMENTE