Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit në kohë reale dhe me saktësi të lartë
English

Parashikimi i motit në kohë reale dhe me saktësi të lartë

Amerikanët dhe japonezët nisin sot, satelitin që do t’i japë informacion njerëzimit në lidhje me motin në një kohë shumë të shkurtër. Specialistët e Agjencisë Amerikane Hapësinore NASA në bashkëpunim me JAXA, homologët e tyre japonezë, lëshojnë këtë satelit që do të ofrojë informacion në kohë reale në lidhje me kushtet e motit. Informacioni i përfituar do të transmetohet brenda 3 orëve. Misioni quhet Global Precipitation Measurement (GPM) dhe sateliti do të lëshohet nga qendra hapësinore Tanagashima në Japoni. Pasi arrin në orbitën e Tokës, sateliti prej 3,8 tonë do të jetë pjesë e yjësisë përbërë nga satelitë aktualë me misionin për të monitoruar kushtet e motit në Tokë.

NASA do të jetë në gjendje të studiojë dukuri të rëndësishme, të tilla si ngrohja globale, formimi i stuhive, thatësirat, përmbytjet dhe evoluimin e burimeve të ujërave të ëmbla. "Cikli i ujit është një nga dukuritë më emocionuese, më dinamike dhe më i rëndësishëm i studimeve tona të motit dhe klimës në Tokë," tha John Grunsfeld, drejtor shkencor i NASA-s. "Sateliti do t'ju sigurojë shkencëtarëve dhe meteorologëve informacion thelbësor për të kuptuar më mirë dhe për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit," shtoi Grunsfeld.

KOMENTE