English

Mjeku ligjor e shpall të vdekur, por ai ngjallet përsëri

Një burrë i cili ishte shtruar në spital pas një problemi shëndetsor u shpall ligjërisht i vdekur nga mjeku ligjor pasi nuk po jepte më shenja jete.

Punonjësit e funeralit po e përgatisnin duke e vendosur në një qese të mbyllur për ta dërguar në shtëpi ku do të bëheshin nderimet e fundit nga familjarët e tij.

Në këto momente ka ndodhur një mrekulli. Ai u zgjua. Mjeku ligjor dyshon se stimuluesi kardiak i Williams ka patur gjasa të kishte ndaluar për një periudhë të shkurtër dhe pastaj të fillonte përsëri.

Gjithashtu mjeku ligjor e kishte parë dhe pulsin e tij kur ai kishte filluar të kujtonte babain e tij të vdekur kohë më parë, dhe më pasi pulsi i tij pushoi.

Rreth orës 10:30 të mbrëmjes trupi i tij u fut në qese për tu dërguar në shtëpi nga punëtorët e funeralit. Por pas gati një ore ai filloi të lëvizë brenda qeses duke u përpjekur për të dalë jashtë, shprehet një prej punonjësve të funeralit i cili kishte lajmëruar dhe familjen e tij.

Më pas u thirr ambulanca e spitalit për ta marrë dhe çuar përsëri në spital. Mjeku ligjor e ka përshkruar si një mrekulli.

Williams ishte një fermer dhe ishte cilësuar nga banorët si një njeri tepër i fortë.

Ngjarja ka ndodhur në Mississippi.

KOMENTE