Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta e furgonave. Ndërhyrje e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Noka tenton të hyjë me furgon në kryeqytet
English

Protesta e furgonave. Ndërhyrje e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Noka tenton të hyjë me furgon në kryeqytet

Drejtuesit e furgonave 8+1 të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit kanë bllokuar sot rrugën e Elbasanit dhe rrugën tek Zogu i Zi në Tiranë.
Drejtuesit e furgonave janë ulur në rrugë pasi nuk janë lejuar nga policia të shkojnë me furgona përpara Kryeministrisë për të protestuar.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar drejtuesit e furgonëve të drejtuar nga deputetët e PD-së, Ridvan Bode, Luçiano Boçi, dhe Flamur Noka, kanë bllokuar rrugën e Elbasanit, pasi kanë dashur të futin në protestë edhe mjetet e transportit. Por, policia tha se leja për protestë është marrë vetëm për drejtuesit dhe jo për mjetet.

Për këtë arsye është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët po kërkojnë të largojnë protestuesit nga rruga. Ka pasur shtyrje fizike mes protestuesve dhe FNSH-së. “Duam të protestojmë, kemi të drejtën tonë”, tha deputeti i PD-së, Gëzim Kalaja dhe protestues. “Hapni rrugën”, janë fjalët e forcave speciale. Ndërsa, deputeti Flamur Noka i hipi një furgoni dhe tentoi ta niste në brendësi të kryeqytetit.

Boçi: Pengesë artificiale

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, u shpreh për mediat se policia nuk lejon drejtuesit e furgonave të protestojnë dhe kjo sipas tij është një pengesë artificiale.

“Jemi përpjekur të gjejmë gjuhën e përbashkët që policia të lejojë kalimin e furgonave. Nëse jepet kjo leje situata do të qetësohet. Ne jemi këtu jo për ta tensionuar situatën, por për ta qetësuar atë. Policia merr vetëm urdhra me telefon. Janë situata të marra në mënyrë emergjente a thua që po bëhet ndonjë krim, ndërkohë që po zhvillohet një protestë normale e qytetarëve”, tha Boçi.

Policia: Nuk do t’i lejojmë mjetet të hyjnë në protestë

Policia në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se do të garantojë një mbarëvajtje të qetë dhe të plotë të protestës së drejtuesve të furgonëve. Policia bën të ditur se do lejojë shoferët të futën në Tiranë pa mjete, dhe të protestojnë lirisht në vendin e caktuar për protestë. Policia thekon se, nuk kanë leje që të lejohet hyrja e furgonëve në Tiranë. Shoferët, sipas policisë, nuk janë ndaluar të hyjnë në Tiranë.

Drejtuesit e furgonëve duhet të parkojnë mjetet në dalje të Tiranës. Kështu, furgonët që vijnë nga juglindja duhet të parkohen te Rruga e Elbasanit, ata nga zonat e veriut do parkohen tek Zogu i Zi, ata nga zona e jugperëndimit do parkohen në Kombinat. Policia u garanton në këto zona furgonave parking të sigurt dhe ruajtje të mjeteve deri në përfundim të protestës.

vijon...

KOMENTE