English

Topalli nuk e ka fort “qejf” kryetarin aktual të PD-së

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka dalë kundër kryetarit aktual të PD-së , Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin “Channel One”, Topalli u shpreh: “Basha është kryetari i ri i PD-së . Është tjetër gjë Partia Demokratike dhe tjetër gjë është kryetari”.

E pyetur se ç'mendim ka për kryetarin Basha, Topalli përsërit: “Për organizimin unë dhashë opinionin tim personal për zotin Basha. Është tjetër gjë Partia Demokratike dhe tjetër gjë është kryetari. Berisha është personaliteti që rrëzoi diktaturën që udhëhoqi proceset demokratike dhe ishte fryma e PD-së ”. Topalli lë të kuptohet se nuk e ka fort “qejf” kryetarin aktual dhe se do të preferonte që të ishte Berisha sërish në krye të PD-së.

Topalli tha gjithashtu se protesta e 20 shkurtit nuk ishte e PD-së , por e qytetarë ve sepse PD-ja i organizoi ndryshe protestat. Më tej ish-kryeparlamentarja tha se nuk do ta pranonte kurrë një koalicion me LSI-në, edhe në qoftë se kjo e fundit do të shkëputej nga koalicioni aktual/Shekulli/

KOMENTE