English

Fati i avionit të “Malysia Airlines" mbetet një mister

Fati i avionit të “Malysia Airlines" mbetet një mister. Kompania ajrore humbi lidhjen me fluturimin MH 370, të paktën 3 ditë më parë.

Avioni, me 239 pasagjerë ishte nisur nga Kuala Lumpur dhe do te ndalonte ne Pekin. Shefi i Aviacionit Civil të Malajzisë, Azharudin Abdul Rahman nuk përjashtoi pengmarrjen. Ai u tha gazetarëve në Kuala Lumpur se “fatkeqesisht nuk kemi gjetur asgjë që u ngjan pjeseve, jo më avionin”.

Ai tha se po shtohen përpjekjet dhe se për kërkimet do të duhet kohë. Në operacionet e kërkimit në pjesën mes Vietnamit dhe Malajzisë marrin pjesë 40 anije dhe 34 avione nga 9 vende të ndryshëm. Të dielën në mbrëmje, autoritetet vietnameze identifikuan disa objekte, në ujërat e Vietnamit, madje njëri prej tyre i ngjante një dere te avionit. Këto objekte ndodheshin pikerisht në zonën ku- të shtunën, u dallua një njollë karburanti, nga avionet vietnameze.

Me heret, zyrtarë të marinës amerikane thane se avionet e tyre nuk kishin pikasur ndonje object, qe t’I ngjante pjesëve të avionit. Kampionet u derguan në laboratore për analiza, për të vertetuar nëse kanë lidhje me avionin. Hetuesit po vëzhgojnë për të gjitha mundesite e një sulmi të mundshëm terrorist. Agjensitë e antiterrorizmit dhe FBI-se janë të përfshirë në operacione.Nderkohe, të afërmeve të pasagjereve të humbur u është thënë të përgatiten për më të keqen.

Misteri i pasaportave false

Në një konference për shtyp të hënën, shefi i Forcave të Armatosura të Malajzise tha se po “bashkëpunohet me sherbimet sekrete kineze, për të identifikuar dy pasagjerët që kishin udhëtuar me pasaporta, njëra e lëshuar në Itali dhe tjetra e Austri, të vjedhura një vit më parë ne Tajlande.

Ata i kishin blerë biletat në të njëjtën kohë nga kompania kineze China Southern Airlines, e cila,sic shkruan BBC, e ndau fluturimin me “Malysia Airlines". Biletat kishin numra te njepasnjeshem, te rezervuara per udhetimin nga Pekini ne Europe, te shtunen.

Pese nga pasagjeret qe kishin prere bileten nuk kishin hipur ne avion. Pasagjeret ne bord ishin nga 14 shtete, dy te tretat e tyre nga Kina, ndersa te tjere nga Azia, Amerika Veriore dhe Europe.

"Malysia Airlines" eshte kompania më e madhe ne vend qe transporton çdo dite te pakten 37 mije pasagjere, ne 80 destinacione ne te gjithe boten. Te henen, aksionet e kompanise rane 18 %, duke shenuar në rekordin më të ulët/TCH/

KOMENTE