Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi i 42-të i Komisionit (PABSEC) 11-12 mars 2014
English

Takimi i 42-të i Komisionit (PABSEC) 11-12 mars 2014

Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, zhvillohet në Tiranë në datat 11-12 mars 2014, takimi i 42-të i Komisionit për Çështjet Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

Punimet e Komisionit për Çështjet Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore do të fillojnë ditën e martë, më 11 mars 2014, ora 10:00 në mjediset e Hotel Sheraton.
Fjala e hapjes së aktivitetit do të mbahet nga z. Musa Guliyev, Kryetar i Komisionit, ndërsa në emër të Kuvendit të Shqipërisë, takimi do të përshëndetet nga z. Namik Dokle, Kryetar i Delegacionit Shqiptar në PABSEC.

Në axhendën e ditës së parë të punimeve parashikohet që Komisioni për Çështjet Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore të diskutojë dhe të miratojë raportin “Futja e teknologjive të reja në ndërtimet moderne dhe arkitekturën e shteteve anëtare të BSEC, si dhe të miratojë rekomandimin 137/2014 “Teknologjitë e reja në ndërtimet modern dhe arkitekturën e shteteve të BSEC”.

Në ditën e dytë të punimeve, më 12 mars, 2014, ora 10:00, parashikohet të përcaktohet vendi ku do të mbahet mbledhja e ardhshme e Komisionit për Çështjet Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, si dhe diskutimi i çështjeve të tjera.

KOMENTE