Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
37-vjeçari i kërkuar nga FBI-ja bie nën prangat e policisë në Durrës
English

37-vjeçari i kërkuar nga FBI-ja bie nën prangat e policisë në Durrës

Kapet në Tiranë i kërkuari Përparim Kovaci i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të Mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda
Sot më datë 11.03.2014 rreth orës 10:30 në rrugën “Myslym Keta”, Seksioni i Kërkimit ka bërë të mundur kapjen e personit në kërkim Përparim Frrok Kovaci, 40 vjec, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i kërkuar pasi Prokuroria Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 12.12.2013 ka dërguar urdhërin e dt.06.12.2013 për ekzekutimin e vendimit dt.21.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale "Mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda" parashikuar nga neni 134/2 të kodit penal.

***********

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, ditën e sotme, në sajë të një operacioni të mirëorganizuar, është bërë kapja e një të kërkuari nga autoritetet ligjzbatuese të SHBA-së për trafik në sasi të konsiderueshme narkotikësh.

Nga këto struktura u arrestua shtetasi Armand Mara (Shima), i njohur ndryshe dhe si Goni Brraka, vjeç 37, nga Durrësi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka kryer mbajtjen dhe shpërndarjen e sasive të konsiderueshme të kokainës.

Shtetasi Armand Mara, ishte pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Kalifornia në Boston Massachusetts. Kjo organizatë ka trafikuar mbi 50 kg kokainë nga Kalifornia në Boston Massachusetts në vitet 2010-2012, ku shtetasi Armand Mara ishte ndër personat kyç në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj këtij shtetasi është lëshuar urdhër arresti më datë 15 nëntor 2012 nga Gjykata e distriktit Massachusetts në SHBA.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt SHBA-ve.

KOMENTE