Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet i vrarë një 25 vjeçar
English

Gjendet i vrarë një 25 vjeçar

Rreth orës 17:00, të datës 09.03.2014, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ardhur një telefonatë nga një bari se në vendin e quajtur Kthesa e Kërcullës ka gjetur një kufomë të seksit mashkull.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe Grupi Hetimor i ngritur për këtë rast.

Në anë të rrugës që të çon për në Kërcullë është gjetur pa jetë shtetasi SH.B, 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Nga kqyrja e kufomës rezulton se viktima është vrarë me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

Rreth orës 22.00 ka përfunduar ekspertiza mjeko ligjore , ku nga kqyrja e kufomës rezultoi se viktima është vrarë me tre plumba , ku për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(Viktima është plagosur me armë zjarri edhe dy vjet më parë, dhe njihet si kontigjent i policisë në fushën e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.)

KOMENTE