Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krime, “Republikë Autonome”
English

Krime, “Republikë Autonome”

Ndërsa gjendja mes Rusisë dhe Ukrainës mbetet e tensionuar, Parlamenti i gadishullit të Krimesë ka marrë një hap të rëndësishëm ditën e sotme. Deputetët prorusë, të cilët përbëjnë edhe shumicën në Parlamentin e Krimesë, miratuan me 78 vota pro deklaratën e pavarësisë së Krimesë. Sipas kësaj deklarate gadishulli i Krimesë shpallet “Republikë Autonome”, duke bërë që ky rajon të jetë tashmë i pavarur nga Ukraina.

“Një deklaratë pavarësie për Republikën Autonome të Krimesë dhe të qytetit të Sevastopolit u miratua sot nga 78 deputetë nga 81 të pranishëm”, -citohet në një komunikatë për shtyp të Parlamentit të Krimesë.

Ky hap vjen pak ditë përpara mbajtjes së referendumit në Krime, nëpërmjet të cilit forcat proruse po kërkojnë që Krimea të ndahet nga Ukraina dhe të bashkohet më Rusinë. Referendumi, i cili pritet të mbahet të dielën, u cilësua si antikushtetues nga autoritetet e Kievit. Këta të fundit deklaruan se nuk do të njohin asnjë referendum dhe se nuk do të lejojnë që të cënohet integriteti territorial i Ukrainës.


Deklarata

"Ne, anëtarët e parlamentit të Republikës Autonome të Krimesë dhe Këshillit të Qytetit Sevastopol, në lidhje me statutin e Kombeve të Bashkuara dhe një gamë të tërë të dokumenteve të tjera ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh konfirmimin e statusit të Kosovës nga Gjykata e e Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara Ndërkombëtare, në 22 korrik 2010, i cili thotë se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga një pjesë e vendit nuk do të dhunojë normat ndërkombëtare, përbën këtë vendim ", thuhet në tekstin e deklaratës, e cila u botua nga media e Krimesë.

KOMENTE