English

Vogëlushet Dobrushi do të prehen në Shqipëri

Tragjedia e familjes shqiptare në Lecco kalon çdo barrierë dogme. Familja Dobrushi është myslimane, por vajzat kanë ndjekur katekizmin dhe ishin afër Karitasit.

Funerali i tri motrave të vrara nga nëna e tyre do të mbahet në Shqipëri, ndërsa një ceremoni gjithashtu do të organizohet në xhaminë e Lecco-s. Por xhamia nuk do të jetë e hapur vetëm për të afërmit dhe besimtarët myslimanë. Kreu i qendrës islamike thotë se, mund të marrin pjesë nëse dëshirojnë dhe përfaqësues të besimit të krishterë.

Vendimi për një ceremoni të tillë është marrë nga familja Doburshi. Babai i vajzave dhe xhaxhai i tyre kanë kërkuar leje në xhami për organizimin e një ceremonie të tillë.

“U thashë se vajzat do të shkojnë në parajsë”, shprehet Moez Sampti, kreu i qendrës islamike “Assalam”. “Ishte një tragjedi e tmerrshme si rezultat i mungesës së dialogut. Kam bindjen se nëse nëna do të kishte bashkëbiseduar, ndoshta asgjë nga e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur.”

Simona, 13 vjeç, Keisi 10, dhe Sidni, 3 do të prehen në Shqipëri. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit ende nuk është vendosur se kur do të mbahet.

KOMENTE