Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk ka vend për t'u varrosur, por MPB-ja e angazhuar për zgjidhjen e shpejtë të problemit të varrezave
English

Nuk ka vend për t'u varrosur, por MPB-ja e angazhuar për zgjidhjen e shpejtë të problemit të varrezave

Ministria e Punëve të Brendshme, nisur nga ndjeshmëria që shkakton mungesa e vendeve në dy varrezat publike të Tiranës, sqaron opinionin publik se ka ndjekur me përgjegjësi të plote dhe vijon te jete e angazhuar per zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Duhet të bëjmë me dije opinionin publik, se çdo vonesë në këtë proces, është pjesë e trashëgimisë së qeverisë së shkuar, e cila ishte më e shqetësuar të kthente SHQUP-in në seli Partie sesa të merrej me shpronësimin e tokës për varrezat publike.

Sqarojmë se dosja për shpronësimin e tokës së varrezave publike është dorëzuar nga Bashkia e Tiranës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në muajin Qershor 2013, kohë kur Ministria drejtohej nga opozita aktuale. Administrata e kaluar në Ministrinë e Brendshme, nuk e mori asnjëherë në shqyrtim dosjen.

Me ardhjen e Qeverisë së re, duke njohur rëndësinë e çështjes, kërkesa e Bashkisë së Tiranës nisi shqyrtimin me precedencë. Komisioni i Shpronësimeve, ngritur pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi mori në shqyrtim dosjen e dorëzuar, ia ktheu Bashkisë së Tiranës për plotësim, pasi u konstatua mangësi e theksuar dokumentacioni dhe procedurash ligjore si për shembull:

• vendimi i Këshillit Bashkiak ishte i pafirmosur dhe pa numër vendimi;
• mungonte konfirmimi nga institucioni i Prefektit;
• dokumentacioni ishte i pafirmosur nga ane kryetarit të Bashkisë, etj.

Gjithashtu sqarojmë se në dosjen e hartuar nga Bashkia e Tiranës nuk kishte asnjë dokument që provonte se ishin kryer negociata apo marrëveshje paraprake me pronarët që do të shpronësoheshin. Megjithëse dosjet i janë dërguar Bashkisë së Tiranës për plotësim që në datë 30 dhjetor 2013, ato janë plotësuar dhe rikthyer pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm në datë 30 janar 2014, pra pas 1 muaji.

Në datë 14 shkurt është lidhur marrëveshja me Bashkinë e Tiranës për nisjen e procedurave të shpronësimit dhe në datë 27 shkurt, sipas parashikimit të afateve ligjore, nisi publikimi në media i njoftimit për palët e interesuara, që janë pronarët e ligjshëm të tokës.

Aktualisht jemi në fazën e pritjes së ankimimeve të pronarëve të truallit që do të shpronësohet.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar projekt-vendimin për shpronësimin e pronarëve të truallit dhe brenda një kohë të shkurtër do të paraqitet për miratim në Qeveri. Draftit do t’i bashkëngjiten edhe ankimimet e pronarëve të tokës, të depozituara pranë Ministrisë.

Ministria e Punëve të Brendshme është e vendosur të zbatojë me përpikmëri detyrimet ligjore ndaj institucioneve vendore, gjithmonë në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve.

Gjtihashtu, jemi te bindur se në qoftë se edhe Bashkia Tiranë do punonte me ritmin që punon kjo qeveri për qytetarët, ky problem sot nuk do ishte, e as Bashkia Tiranë nuk do kishte motiv për të bërë politikë edhe me varrezat.

Njoftimi i Bashkisë Tiranë

Ndërmarrja e Shërbimit Funeral ka njoftuar sot zyrtarisht ezaurimin e të gjitha hapësirave edhe në varrezën e Tufinës, pasi në atë të Sharrës janë ezaurur prej kohësh. Prej muajsh, shqetësimi i është përcjellë qeverisë shqiptare e cila vazhdon të mos e marrë në konsideratë këtë shqetësim të qytetarëve të Tiranës.

Mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë.

Duke shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, i kërkojmë qeverisë të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e kësaj problematike të krijuar nga bllokimi i saj.

KOMENTE