Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: të hedhim paratë për të mbështetur këto lokomotiva të transformimit të të gjithë rrugëtimit të prodhimit bujqësor
English

Rama: të hedhim paratë për të mbështetur këto lokomotiva të transformimit të të gjithë rrugëtimit të prodhimit bujqësor

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, vizituan sot një sipërmarrje në fushën e agrobiznesit në Lushnje, një linjë e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të prodhimeve bujqësore.

Nga sipërmarrësi, Kryeministri Rama u informua se pas këtij investimi, produktet shqiptare dalin në tregun rajonal me ambalazhin “Made in Albania”. Kryeministri u takua dhe bisedoi edhe me disa importues nga Kosova, të cilët u shprehën se marketingu me këtë logo i produkteve bujqësore është mirëpritur nga tregu i Kosovës, i cili është i orientuar nga importimi i prodhimeve nga Shqipëria.

Kryeministri Rama u shpreh se është mbresëlënëse të shohësh një sipërmarrje që përkundër problemeve dhe sfidave ia ka dalë të ndërtojë një model suksesi, që ilustron më së miri qasjen e re të qeverisë për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës në atë të zhvillimit.

“Ne kemi një qëllim shumë të qartë, bazuar në një qasje të re ndaj bujqësisë. Ne duam jo të hedhim paratë për të mbështetur mbijetesën, por të hedhim paratë për të mbështetur këto lokomotiva të transformimit të të gjithë rrugëtimit të prodhimit bujqësor, të mbështesim sigurinë e çdo prodhuesi se prodhimi i tij nuk do të mbetet pa shitur,” – u shpreh Kryeministri.

Bujqësia dhe agroindustria sjellin jo vetëm një kontribut të rëndësishëm në GDP-në e vendit, por vlerësohen edhe sektorë me potencial të madh punësimi, por që ende drejtohet nga metodat tradicionale të prodhimit e tregtimit. Kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka një vizion të qartë për zhvillimin e bujqësisë, duke mbështetur prodhuesin, duke mbështetur inovacionin dhe investimet në të gjithë rrugëtimit e produktit, deri në daljen e tij në treg.

“Ne do mbështesim inovacionin e të gjithë atyre që si ju, angazhohen në këtë transformim dhe të mbështesim gjithë atë progres që garanton gjithë ky zinxhir, se vërtetë këtu ka një numër të vogël në dukje që punësohen, por kjo qendër garanton një punësim zinxhir deri në fund të zinxhirit, që nga ai që del nga shtëpia e punon tokën, deri tek ai që del nga shtëpia për të blerë prodhimin. Unë ju siguroj se ne do t’ju mbështesim ju dhe do mbështesim gjithë ata që si ju kanë nevojë ta çojnë përpara investimin e tyre. Do ju mbështesim me legjislacion, do ju mbështesim financiarisht, do ju mbështesim duke mbështetur edhe pjesë të tjera të zinxhirit dhe të gjithë ata të tjerë që duke ju parë juve e nën shembullin tuaj të ndërmarrin nisma të reja për investime të reja, të krijojnë vende pune dhe që e forcojnë këtë zinxhir, për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës, tek bujqësia e zhvillimit dhe transformimit,” – u shpreh Kryeministri.

Edhe Ministri Panariti, duke e konsideruar këtë sipërmarrje një ikonë suksesi, e vuri theksin në fuqizimin e lidhjes prodhim-përpunim-treg, çka i jep produktit, vlerë të shtuar. 60% e fondeve të përgjithshme për bujqësinë, theksoi ministri Panariti, janë planifikuar për të mbështetur investimet në përpunimin dhe marketingun e produkteve.

KOMENTE