English

2 iranianë kapen në Rinas. Udhëtimi i mistershëm i tyre ngre dyshime për lidhje terroriste

Tashmë Shqipëria është bërë një vend transiti për iranianët të cilët lënë vendin e tyre për të emigruar për arsye të ndryshme më shumë drejt Britanisë.
Të paktën kështu kanë pohuar dhe dy shtetas iranianë të cilët janë arrestuar nga policia e shtetit në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas për kalim të paligjshëm të kufirit disa ditë më parë.

Mësohet se Riza Saied 29 vjeç dhe Yavet Deris 28 vjeç me profesion inxhinier Zhvillimi, janë nisur në fillim të marsit nga Tajlanda dhe kanë qëndruar disa ditë në Malajzi ku kanë udhëtuar me pasaportë iraniane deri në shtetin e Nepalit, në të cilin kanë blerë dy pasaporta izraelite të falsifikuar dhe janë nisur drejt Turqisë dhe më pas kanë përfunduar në Rinas më datën 16 mars ku dhe janë arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të dokumentave zyrtare.
Dy shtetasit Iranian nuk rezultojnë në listën e të kërkuarve të interpolit, megjithatë për shkak të rrugëtimit të tyre po hetohet nga auoritetet, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur pasaporta të falsifikuara izraelite. Pasi policia e shtetit është treguar shumë diskrete për të mos dhënë asnjë informacion rreth të arresstuarve duke e mbajtur larg syve të medias në Shqipëri.
Megjithatë burime nga blutë e Tiranës bëjnë me dije se dy shtetasit me kombësi iraniane kanë deklaruar para oficereve të policisë gjyqësore se ndalesa e tyre në Shqipëri ka qënë tranzit. Sipas deklaratave të tyre destinacioni perfundimtar ishte Londra si shumica e iranianëve që kapen në tokën shqiptare. Ata kanë deklarauar se duan që mos ti kthejnë në Iran pasi rrezikojne ti varin në litar, me pretendimin se janë shpallur të paligjshëm nga qeveria e atjeshme.
2096

KOMENTE