Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Udhëzues mbi rregulloren e taksave për Biznesin e Vogël
English

Udhëzues mbi rregulloren e taksave për Biznesin e Vogël

Për të qartësuar biznesin e vogël pasi është më i prekuri nga politikat e reja fiskale që u ndërmorën këtë vit, Ministria e Financave përmes një urdhri që mban firmën Ministrit Cani shpjegon se si do të proçedojnë këto biznese me proçedurën e re ligjore tatimore.

Te biznesi i vogël aplikohet tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për subjektet me qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë, që llogaritet në bazë të formularit të deklarimit tatimor të biznesit të vogël, i cili përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.

Ndryshimi i mënyrës së taksimit të biznesit të vogël, do t’i detyrojë këta të fundit të jenë më të kujdesshëm me mbajtjen e llogarive, ndryshe nga më parë, ku vetëm bizneset e vogla me TVSH ishin të detyruara të mbanin libra shitjeje e blerjeje. Sipas ligjit, librat dhe regjistrimet, që kërkohet të mbahen nga tatimpaguesit, janë: libri i shitjes ose i qarkullimit, libri i blerjeve, libri i shpenzimeve dhe i të ardhurave dhe libri i aktiveve të biznesit, të cilat përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji”.

Tashmë me ligjin e ri çdo biznes i vogël me qarkullim nga zero deri në 2 milionë lekë në vit, do të paguajë si tatim të thjeshtuar mbi fitimin një tatim fiks, në masën 25 000 lekë në vit, te Drejtoritë Rajonale Tatimore. Kjo pagesë kryhet brenda gjashtëmujorit të parë të çdo viti. Kjo shumë rezulton pak a shumë e njëjtë me atë që paguanin këto biznese edhe me sistemin e vjetër të taksimit 6 mijë lekë për çdo tremujor.

KOMENTE