Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Shkrimtarët e shekullit”, një endje nëpër bibliotekën e botës
English

“Shkrimtarët e shekullit”, një endje nëpër bibliotekën e botës

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda dje në mbrëmje ishin të ftuar në ceremoninë e promovimit të librit “Shkrimtarët e shekullit. 31 intervista në bibliotekën e botës” të gazetares Rudina Xhunga.

Kryeministri Rama, i cili është edhe autori i parathënies së librit, duke marrë fjalën përgëzoi autoren për botimin e një libri që, siç u shpreh, i jep lexuesit kënaqësinë të “endet nëpër bibliotekën e botës” e duke zgjedhur të qëndrojë në “stacionin” që dëshiron.

“Ishte kënaqësi për ta dhënë këtë kontribut për këtë botim. Një vepër e përbashkët e dy grave që japin e marrin me siguri me të gjitha problemet që kanë gratë-nëna sot, por që nuk heqin dorë nga pasioni për librin dhe kur bëhen të dyja bashkë, gjithmonë është sukses dhe është kënaqësi të shohësh se çfarë arrin të prodhojë. Ky është një libër që ka edhe një të mirë tjetër për kohën që jetojmë, që nuk të imponon ta fillosh te faqja e parë dhe të shkosh te faqja e fundit, por të jep mundësinë që sa herë ta kapësh, të shikosh një gjë që se ke parë më parë dhe pa pasur nevojë të ndjekësh gjithë rendin e gjërave. Është një libër që i ngjan shumë Rudina Xhungës, në këtë sens dhe që të jep mundësinë të gjendesh në stacione krejt të ndryshme, gati-gati të përshkosh botën, por pa rend, për t’u nisur nga ‘a’-ja për të shkuar tek ‘zh’-ja. Është një libër që meriton respekt, për përpjekjen e gjatë të Rudinës për të mbledhur bashkë 31 shkrimtarë në një botim të vetëm, pas një endjeje të gjatë nëpër bibliotekën e botës,” – u shpreh Kryeministri.

Duke qenë një përmbledhje që bën bashkë 31 shkrimtarë, fitues apo kandidatë për çmimin “Nobel” në letërsi, Kryeministri Rama u shpreh se ndjehej shumë mirë për kontributin e tij në një ndërmarrje të tillë, që i sjell publikut një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave.

“Nuk jam dakord fare me Rudinën, kur thotë se “mendoja se puna kishte më rëndësi, jo promovimi, tani e mora vesh që promovimi është më i rëndësishëm se puna”. Në fakt, puna është promovimi dhe promovimi është punë. Kështu që nuk janë të ndara me njëra-tjetrën dhe siç duket, unë jam pjesë e punës së Arlindës dhe Rudinës, në aspektin e promovimit të librit. Në qoftë se është kështu, atëherë ndjehem mrekullisht i mirëpërdorur dhe sjellsha më shumë kopje të shitura dhe më shumë kënaqësi për shkrimtaren dhe për botuesen. Por jam i bindur për një gjë, që po përdorem për një kauzë shumë të mirë, sepse po përdorem për të çuar tek publiku jo një produkt komercial, por një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave,” - u shpreh Kryeministri.

KOMENTE