Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arestimet, ndalimet dhe proçedimet gjatë 24 orëve të fundit
English

Arestimet, ndalimet dhe proçedimet gjatë 24 orëve të fundit

Seksioni për narkotikët

Më datë 25.03.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Edmond Hasan Kalia, vjeç 27, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendim Nr. 715, datë 25.05.2011, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Hermas Ylli Hasani, vjeç 23, banues në rrugën “Dritan Hoxha“, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës 2 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.P., vjeç 21, banues në rrugën “Komuna Parisit“, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, pranë digës së liqenit, i’u gjet e bllokua me cilësinë e provës 0.8 grlëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 26.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.T., vjeç 26, banues në rrugën “Margarita Tutulani“, pasi dyshohet se më datë 25.03.2014, rreth orës 20:15, pranë digës te liqeni, i’u gjet e bllokua me cilësinë e provës 0.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 26.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.K., vjeç 19, lindur dhe banues në rrugën “Pjeter Budi“ Tiranë, pasi dyshohet se më datë 25.03.2014, rreth orës 20:15, pranë digës te liqeni, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës 1.2 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal per shtetasin nga Bosnja B.S., vjeç 62, pasi me cilësinë e provës u bllokua mjeti tip “Benz”me targë TR 8790 R, që rezulton i vjedhur në Bullgari në vitin 2000. Neni 141/a i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.B., vjeç 38, banues në Kodër-Kamzë, pasi rreth orës 16:00, në një ambient pranë Fushës së Aviacionit, ju gjetën 3 aparate elektronike lojëra fati pa dokumentacion, që u bllokuan me cilësinë e provës. Neni 197 i Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj jetës

Më datë 25.03.2014, rreth orës 02:00, në Farkë e Vogël, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me granatëhedhës i lehtë kundërtank “GHLKT”, banesën e shtetasit F.P., vjeç 51, banues në Farkë e Vogël, Kryetar i Komunës Farkë. U bllokuan me cilësinë e provës materiale pjesë përbërëse te predhës së GHLKT-së. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 78, 22 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit J.B. dhe M.T., vjeç 29 e 27, banues në Laprakë, pasi dyshohen se rreth orës 15:00, në rrugën “Zhan d’Ark”, shtetasi M.T. ka goditur me grusht shtetasin J.B., pasi ky i fundit i ka shitur një telefon të prishur, mall kontrabandë. Nenet 90 dhe 178 të Kodit Penal.
Në vijim të informacionit datë 20.03.2014, që bën fjalë për vjedhjen e protofolit në rrugën “Qemal Stafa”, të shtetases E.P.; më datë 25.03.2014, rreth orës 21:00, në rrugën “Qemal Stafa”, u kap dhe shoqërua autori shtetasi i mitur me inicialet K.Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E.L. dhe Y.D., vjeç 51 e 45, banues në Kavajë e Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në rrugën “28 Nëntori”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin dhe ndodhen në QSU, jashtë rrezikur për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Në vijim të informacionit datë 22.09.2009, që bën fjalë për vjedhjen në mjetin tip “Volcvagen Cady”, me targë TR 9934 K, në përdorim nga shtetasi E.D.; më datë 25.03.2014, filloi procedimi dhe punohet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit K.B., vjeç 22. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u plotësua kërkesë-padi për lëshimin e Urdhërit të menjëhershme të mbrojtjes për shtetasen A.Xh., vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti E.D., vjeç 65, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.A., vjeç 55, banues në Tiranë, i paisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në rrugën e Kavajës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 078 GT, ka aksidentuar këmbësorin V.L., vjeç 26, banues në Valias i Ri, i cili u dërgua në QSU, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Jetnis Skender Dollapaj, vjeç, 28, banues në rrugën “Forsina Plaku”, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, në rrugën “Artan Lenja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Porsche”, me targë AA 172 GO. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 26.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Anton Shtjefen Gjergji, vjeç 40, banues në rrugën “Frang Bardhi”, pasi dyshohet se rreth orës 00:15, në rrugën “Frang Bardhi ”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 663 HZ, është përplasur me mjetin e policisë. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në rrugën “Vangjel Noti”, është vjedhur me thyerje garazhi i banesës së shtetasit I.A., vjeç 60, ku kanë marrë 1 kompresor ajri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 12:00, në rrugën “Reshit Petreta”, në autobusi e linjës së Unazës, shtetasit E.E., vjeç 45, banues në Tiranë, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.H., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Pandi Dardha”, ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetases F.V., vjeç 37, banuese në Kamzë, ku kanë marrë 1 televizor plazma dhe disa pije freskuese. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, shtetasi R.K., vjeç 54, banues në Kosovë, ka bërë kallëzim se rreth orës 13:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, në urbanin e linjës Tirana e Re, i kanë vjedhur portofolin me 40 euro dhe disa dokumente personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 14:00, në rrugën “Koli Bano”, në banesë, ka vdekur shtetasi M.G., vjeç 66. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan prokurorisë.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Pëllumb Tajar Hyska, vjeç 52, banues në Allias, i paisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 21:00, në bulervardin “Zogu i Parë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë TR 3367 K. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 26.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Diodori Agim Muja, vjeç 38, banues në rrugën “Don Bosko”, pasi dyshohet se orën 01:30, në rrugën “Mine Peza”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen” golf, me targë AA 090 DG. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 15:00, në rrugën “Jordan Misja”, kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz 250“,në pronësi të shtetasit A.D., vjeç 31, banues në fshatin Ujmisht-Kukës, ku i kanë marrë vulën e komunës Ujmisht-Kukës, si dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 26.03.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.T., vjeç 34, banues në rrugën “Babë Rexha”, pasi dyshohet se më datë 25.03.2014, rreth orës 18:00, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar fëmijën T.K., vjeç 5, e cila u ndodhet në QSU, jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 273 dhe 290 të Kodit Penal.
10. Më datë 26.03.2014, rreth orës 00:20, në rrugën “Myslym Shyri”, dy persona të paidentifkuar i kanë vjedhur celularin “Samsung Galaxy Grand”, shtetasit R.A., vjeç 20, banues në rrugën “Myslym Shyri ”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

11. Më datë 25.03.2014, rreth orës 17:00, në bulevardin “Zogu i Parë” pranë fakultetit të shkencave, i kanë vjedhur celularin “Samsung Galaxy S4”, shtetases R.B., vjeç 28, banuese në rrugën “Don Bosko”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

12. Më datë 26.03.2014, rreth orës 23:00 në rrugën “Vangjush Furxhi”, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e pasëm të mjetit tip “Lande Rover”, me targë TR 1900 R, në pronësi të shtetasit A.B., vjeç 54, banues në Kavajë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 25.03.2014, shtetasi E.H., vjeç 21, banues në rrugën “Thanas Ziko”, kallzon se më datë 20.03.2014, rreth orës 19:00, pranë shkollës së “Kuqe”, një person i paidentifikuar i ka marrë telefonin tip “HTC”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 24.03.2014, rreth orës 22:30, në urgjencën e QSUT “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetasia M.M., vjeç 80, banuese në Kamzë. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 25.03.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.H., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi B.Z., vjeç 52, banues në Babru, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.C., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në rrugën ”Niko Avrami”, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë shtetasit E.G. dhe V.U., vjeç 25 e 30, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.L., vjeç 33, banues në Babru, i paisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin P.Sh, vjeç 60, banues në rrugën “Tasim Shehu”, i cili u dërgua në QSU, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 19:00, në fshatin Bastar i mesëm, persona të pa identifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin R.Sh., vjeç 57, banues në Bastar i mesëm, i cili është dërguar në QSU, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Nikolin Zef Lekaj, vjeç 28, banues në Kodër-Kamzë, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në banesë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale automatiku model 56, 2 krëhëra dhe 15 fishekë, pa leje. Neni 278 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K., vjeç 24, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në rrugën e “Laknasit ”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajan”, me targë greke 753 HHZ. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 25.03.2014, shtetasi M.M., vjeç 47, banues në Kamzë, kallzon se më datë 24.03.2014, rreth orës 14:00, vajza B.M., vjeç 17, pas mësimit është larguar dhe nuk është kthyer në banesë. Punohet për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të largimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ogert Zylyftar Alia, vjeç 20, banues në Selitë, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në rrugën “3 Dëshmorët ”, u kap duke drejtuar pa leje e drejtimi motorin tip “Kavasaki” 700 cc, me targë FR 125. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 18:00, në rrugën “Bedri Karapici”, në ambjentet e kompleksit sportiv është dëmtuar me mjete të forta mjeti tip “Benz Mercedes CLS”, në pronësi të shtetasit Xh.S., vjeç 23, banues në rrugën “Themistokli Germenji”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 154 i Kodit Penal.
Më datë 26.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervin Gëzim Sherri, vjeç 23, banues në rrugën “Lek Zaharia”, pasi dyshohet se më datë 25.03.2014, rreth orës 20:30, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Nagaki ” 110 cc, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 25.03.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.S., vjeç 57, banues në Kavajë, pasi dyshohet se bashkëshortja Dh.S., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.A., vjeç 32, banues në fshatin Luz i Vogël, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Luz i Vogël, në qendrën shëndetësore, për motive të dobëta, ka fyer shtetasen L.T., vjeç 52, banuese në fshatin Luz i Vogël. Neni 119 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilir Prokop Metani, vjeç 45, banues në fshatin Rrikaj, pasi dyshohet se rreth orës 14:30, në lagjen Nr. 6, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin 110 cc, me targë AF 849. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në Kavajë, në mjetin me targë AA 930 FR, ju gjet 1 mjet me kushtet e mjetit goditës. Neni 279 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 25.03.2014, një shtetase ka bërë kallëzim se është trafikuar për një muaj me qëllim prostitucioni. Vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit; identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucioni”. Nenet 110/a dhe 114 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.Sh., vjeç 41, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lokalin në pronësi lloto sporti në lagjen Nr.15, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me cilësinë e provës u bllokuan 1 televizor, 1 monitor e njësi qëndrore dhe 1 printer. Neni 197 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.P., vjeç 36, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në lokalin në pronësi lloto sporti në lagjen Nr.14, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me cilësinë e provës u bllokuan 1 monitor, 1 njësi qëndrore dhe 1 printer. Neni 197 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës

Më datë 25.03.2014, u ndaluan shtetasi në kërkim Astrit Myqerem Zylyftari, vjeç 38 dhe shtetasi Artan Muhamet Zaimi, vjeç 33, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, me datë 25.03.2014, ka urdhëruar ndalimin, pasi dyshohen se më datë 16.01.2014, në lagjen Nr.16, në bashkëpunim i kanë vjedhur me dhunë 40.000 lekë shtetasit B.Xh., vjeç 51. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 25.03.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Agim Muharrem Qeleposhi, vjeç 54, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim Nr.3, datë 07.01.2013, e ka dënuar 1 vit burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në lagjen 16/1 pranë banesës, shtetasit F.S., vjeç 42, i kanë vjedhur motorin tip “Dajang”, me targë DR 716 B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.04.2013, gjatë natës, në fshatin Shënavlash, në oborrin e banesës së shtetasit P.P., vjeç 54, është vjedhur 1 pompë e 1 depozitë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në lagjen Nr.15, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit E.Ç., vjeç 34, ku kanë marrë 1 pompë uji dhe 2 bidona me raki. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Shkëlqim Fadil Driza, vjeç 56, banues në lagjen Nr.6, i paisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në lagjen Nr.13, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë DR 3493 E, është përplasur me trafikndarësen duke dëmtuar një shtyllë ndriçimi të rrugës. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në fshatin Gramëz, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, pronë e shtetasit B.D., vjeç 42, ku ka dëme materiale. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u ndalua shtetasi Andi Staf Krrashi, vjeç 40, banues në fshatin Tapizë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendim Nr.88, datë 25.07.2013, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 84 e 278/2 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.C., vjeç 34, banues në Fush-Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në fshatin Hasan Fush-Krujë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me biçak shtetasin F.Ç., vjeç 41, banues në fshatin Hasan. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Krujë

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 26.03.2014, rreth orës 03.40, në fshatin Halil Krujë, parkuar në oborrin e shtëpisë, është vendosur lënde eksplozive në mjetin tip “Benz”, pronë e një punonjësi policie në Komisariatin e Policisë Krujë, ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 25.03.2014, shtetasi R.M., vjeç 72, banues në lagjen Nr.15, kallzon se rreth orës 07:00, është larguar djali i xhaxhait H.M., vjeç 68, banues në Durrës, i cili ka qenë duke punuar në tokën e tij në Bishtpallë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN

Seksioni për narkotikët

Më datë 25.03.2014, u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Abaz Ismet Gega, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Milanos/Itali ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me datë 17.09.2007, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Neni 110 i K.P.Italian. Gjithashtu ndaj shtetasit Abaz Gega filloi procedimi penal pasi dyshohet se në fshatin Mirakë, në ambientet e firmës “Gega”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 krëhër me 5 fishekë model 54 dhe 1 krehër me 20 fishekë model 56. Neni 278/2 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi në kërkim Eduart Xhemal Zeneli, vjeç 39, banues në lagjen “Vullnetari”, pasi Gjykata e Apelit Torino Itali, me vendim datë 14.03.2014, e ka dënuar me 6 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Neni 110 i K.Penal Italian dhe neni 73 i Dekretit Presidencial. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.S., vjeç 24, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Skënderbe”, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës u bllokuan 3 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.G., vjeç 61, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës u bllokuan 2 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 25.03.2014, rreth orës 13:30, në spitalin rajonal “Xhaferr Kongoli”, ka vdekur shtetasia E.K., vjeç 60, banuese në fshatin Vashaj, e cila ka qenë e shtruar për ftohje dhe vuante dhe nga sëmundje të tjera. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 96/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L.I., vjeç 32, banues në fshatin Muçan, pasi dyshohet se më datë 24.03.2014, rreth orës 18:00, në fshatin Muçan, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë bashkëfshatarin F.P., vjeç 42. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K., vjeç 30, banues në fshatin Karakullak, pasi dyshohet se më datë 24.03.2014, rreth orës 17:00, në fshatin Karakullak, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin A.S., vjeç 34. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.G., vjeç 75, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Agron Hasani, vjeç 27, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 24.03.2014, rreth orës 21:30, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, në gjendje të dehur, pasi ka thyer xhamat dhe ka goditur me grusht pronarin e lokalit shtetasin B.F., vjeç 30, banues në Elbasan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”, me targë AA 195 CC. Nenet 291, 150, 274 e 89 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., vjeç 26, banues në fshatin Jeronisht, pasi dyshohet se më datë 22.03.2014, rreth orës 17:30, në fshatin Jeronisht, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin S.P., vjeç 65, banues në fshatin Jeronisht. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Gëzim Hekur Broshka, vjeç 36, banues në lagjen “Vullnetari”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim datë 07.03.2014, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 26.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sefer Izet Sharka, vjeç 24, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 25.03.2014, rreth orës 15:15, në banesë, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës 27 kapsolla detonatore, 1 armë të ftohtë dhe 7 telefona të ndryshëm. Nenet 278/a dhe 279 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORÇË

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 22.03.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Xh.K., vjeç 81, banuese në fshatin Zvarisht, pasi dyshohet se djali G.K., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 22.03.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.T., vjeç 32, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi T.N., vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 22.03.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.D., vjeç 76, banuese në Korçë, pasi dyshohet se djali A.D., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 25.03.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.L., vjeç 25, banuese në fshatin Orman, pasi dyshohet se kunati O.L., vjeç 32, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sotiraq Llambi Cico, vjeç 37 dhe Voltan Virgjil Piperi, vjeç 39, banues në fshatin Çiflik, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, në fshatin Çiflik, për motive të dobëta, në bashkëpunim, kanë futur me forcë në një mjet, kanë kanosur e keqtrajtuar shtetasin P.N., vjeç 31 banues në fshatin Goricë e Vogël, i cili ka mundur të largohet. Neni 110/2 i Kodit Penal.
6. Më datë 25.03.2014, rreth orës 19:30, është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Korçë i vdekur shtetasi M.Q., 30 vjeç, banues në lagjen Nr.18, pa shenja dhune, dyshohet për atak kardiak. Punohet për rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në lagjen nr. 1, janë vjedhur me thyerje zyrat e financës së stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, ku kanë marrë 15.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në lagjen nr. 1, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit J.A., vjeç 52, ku kanë marrë 12.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Th.Q., vjeç 81, banuese në fshatin Rehovë, pasi dyshohet se në fshatin Rehovë, ka pushtuar 248 m² truall në pronësi të shtetasit N.Q., vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT KORÇË

Më datë 25.03.2014, rreth orës 18:30, në PKK Rinas, u ndalua shtetasja L.K., vjeç 31, banuese në fshatin Vloçishtë Korçë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Veprimet do t’i kryej Komisariati i Policisë Korçë.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.(Sh)M., vjeç 40, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se më datë 24.03.2014, rreth orës 17:00, në fshatin Daullas, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin V.M., vjeç 63, banues në Daullas. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje te lirë për shtetasit Z.M. dhe A.M., vjeç 41 e 45, banues në fshatin Kreshpan, pasi dyshohet se rreth orës 15:20, për motive të dobëta, në fshatin Kreshpan, kanë goditur me grusht bashkëfshatarin F.M., vjeç 27. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.H., vjeç 56, banues në fshatin Kolonjë, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në fshatin Kolonjë, ka prerë disa degë të dy pemëve frutore dhe disa filiza akacieje në tokën e shtetases L.K., vjeç 74, banuese në Lushnjë. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.S., vjeç 55, banues në Rrogozhinë, i paisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në Çermë e Sipërme, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, me targë AA 914 CC, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar vet dhe pasagjeri H.D., vjeç 49, banues në Rrogozhinë, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Lushnje, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.G., vjeç 56 , banues në lagjen “Skender Libohova”, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit R.G., vjeç 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA POLICISË SË QARKUT VLORË

Seksioni kundër korrupsionit

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas noter, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka përgatitur një akt noterial në kundërshtim me praktikën noteriale në dëm të një shtetasi. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 24.03.2014, gjatë natës, në fshatin Novoselë, shtetasit F.K., vjeç 45, i kanë prerë 100 rrënjë ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në lagjen ‘’Pavarësia’’, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases N.Ç., vjeç 59, ku kanë marrë 200.000 lekë dhe disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u ndalua në kërkim shtetasi Mehmet Mitat Menaj, vjeç 38, banues në fshatin Picar, pasi dyshohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësore Vlorë me datë 18.03.2014, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Dëshmia e rreme ”. Neni 306/2 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.J. dhe E.B., vjeç 25 e 19, banues në Vlorë’, pasi dyshohet se më datë 24.03.2014, në lagjen ‘’Rilindja’’, për motive të dobëta, janë goditur me mjete të forta me njëri-tjetrin.
Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.V., vjeç 29, banues fshati Shijan, pasi dyshohet se në vazhdimësi, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin A.V., vjeç 50, banues në fshatin Vane. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.V., vjeç 29, banues në fshatin fshatin Shijan, pasi dyshohet se më datë 22.03.2014, bashkëjetueses A.V., vjeç 18, i ka marrë fëmijën J.V. 4 vjeçe, pa lejen e saj. Neni 127 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Stefan Kiço Ndini, vjeç 33, banues në Sarandë, pasi dyshohet se u kap duke vjedhur në tentativë lokalin e shtetasit M.P., vjeç 55, banues në lagjen Nr. 2. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 26.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S.M. dhe J.V., vjeç 43 e 39, banues në Tepelenë e Memaliaj, pasi dyshohet se më datë 25.03.2014, në Tepelenë, në lokalin e shtetasit S.M., ka ushtruar aktivitet të paligjshëm lojra fati sportive të kompanisë “Euro-Live”. Me cilësinë e provës u bllokuan 1 kompjuter, 1 televizor, 6 makineta elektronike dhe një fushë pokeri. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 25.03.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Klemend Pandeli Imeri, vjeç 29, banues në fshatin Dhemblan, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me datë 25.06.2013, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Plagosja e lehtë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 89 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Martin dhe Ridvan Dajlan Koçia, vjeç 26 e 22, banues në fshatin “Arshilengo”, pasi dyshohen se rreth orës 10:00, në lagjen “Grehot”, për motive të dobëta e me vetëgjyqësi, kanë goditur me sende të forta shtetasit K.I. dhe L.Q., vjeç 17 e 29, banues në Gjirokastër. Në banesë ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale arma e gjahu, pa leje. Nenet 277, 89, 25 e 280 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.M. dhe Xh.H., vjeç 23 e 21, banues në Tepelenë e Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në Memaliaj, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit K.K. dhe R.D., vjeç 18 e 15, banues Memaliaj. Neni 90 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR

Sektori për trafiqet e narkotikët

Më datë 25.03.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Vladimir Bashkim Jupe dhe Shkëlqim Durgut Sharra, vjeç 36 e 55, banues në Tiranë, pasi dyshohen se rreth orës 01:00, në PKK Muriqan, në mjetin tip “Fuoristradë”, me targë AA 821 IZ, me drejtues shtetasin Vladimir Jupe ju gjetën dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 16.084 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Besmir Preke Zalli, vjeç 28, banues në lagjen “Tre Heronjt”, pasi dyshohet se rreth orës 15:30, në lagjen “Guerile”, u kap duke vjedhur biçikletën e shtetases S.R., vjeç 65, banuese në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në fshatin Shkozë, pranë banesës shtetasit D.P., vjeç 60, i kanë vjedhur 1 koshere blete. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT SHKODËR

Më datë 25.03.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Vladimir Bashkim Jupe dhe Shkëlqim Durgut Sharra, vjeç 36 e 55, banues në Tiranë, pasi dyshohen se rreth orës 01:00, në PKK Muriqan, në mjetin tip “Fuoristradë”, me targë AA 821 IZ, me drejtues shtetasin Vladimir Jupe ju gjetën dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 16.084 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT LEZHË

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 25.03.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Gent Gjon Marku, vjeç 26, banues në fshatin Dragushë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendim nr. 108, datë 29.06.2012, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, në bashkëpunim. Nenet 326 dhe 25 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Taf Ahmet Çapani, vjeç 52, banues në Milot, pasi dyshohet se Prokuroria e Rrethit me datë 25.03.2014, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhja”, në 4 raste. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, gjatë natës, në fshatin Mabë, janë vjedhur 500 litra naftë në gjeneratorin e antenës së një firme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sokol Palush Pali, vjeç 41 dhe Abdulla Musa Pashaj, vjeç 49, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 02:30, në fshatin Gramsh-Dajç, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit A.Z., vjeç 41. Me cilësinë e provës materiale u bllokua automatiku model 56, , 6 krëhëra automatiku dhe 192 fishekë model 56. Gjithashtu rezultojnë se janë autor të dyshuar të 2 ngjarjeve të tjera. Nenet 134/2 e 278/2/4 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, rreth orës 21:15, në rrugën Lezhë-Milot, një mjet i paidentifikuar, ka goditur çikomotorin tip “Loncin”, pa targë, me drejtues shtetasin Gj.D., vjeç 52, banues në fshatin Spiten, punonjës policie në IZVP Shënkoll, i cili ndodhet në spitalin rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për ushtrim dhune e goditjen me qytë pistolete të xhaxhait shtetasit Z.Gj.; më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin në kërkim E.Gj., vjeç 20, banues në Laç. Nenet 130/a e 278/2 të Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.T., vjeç 45, banues në Laç, i paisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, te “Kryqëzimi i Patokut”, duke drejtuar mjetin tip “Volcvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I.I., vjeç 40, banues në Laç, i paisur me leje drejtimi. Për pasojë janë aksidentuar pasagjerët A.I., vjeç 32 dhe djali i tyre K.I., 6 vjeç, të cilët pas mjekimit janë larguar për në banesë pa probleme për jetën. Nga kjo përplasje është thyer xhami i mjetit të parkuar tip “Benz”, pronë e shtetasit A.L., vjeç 54, banues Laç. Neni 290 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.V., vjeç 81, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ka përfituar dy pensione. Neni 145 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 25.03.2014, rreth orës 14:30, në lagjen “Kamen”, në banesë, shtetasi Xh.I., vjeç 69, aksidentalisht ka rënë nga lartësia, për pasojë ka pësuar dëmtime e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Komisariati i Policisë Mat

Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim Liman Gjoni, vjeç 44, banues në Kodër-Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në rrugën Burrel-Klos, te “Fushorja e Suçit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, me targë AA 282 IK, është përplasur me mjetin fuoristradë tip “Mitsubishi”, me targë Policia, ku ka patur dëme materiale dhe për shkak të detyrës gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT BERAT

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Pëllumb Çela, vjeç 30, banues në fshatin Vlashuk, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Vlashuk, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.Z., vjeç 39, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti G.Z., vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006.
Më datë 25.03.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.M., vjeç 27, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen “30 Vjetori“, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Benardo Myrtezan Cili, vjeç 18, banues në fshatin Velabisht, pasi dyshohet se rreth orës 15:45, në rrugën Berat–Ura Vajgurore, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.03.2014, u dërguan materialet në Prokurori për shtetasit Stelion Sh., Sokol N. dhe Roland Z., të ndaluar për vjedhje më datë 24.03.2014, pasi dyshohet se kanë vjedhur edhe në fshatin Arrëz, te banesa e shtetasit E.Sh., vjeç 29, ku kanë marrë 8 pula. Materialet i kaluan Prokurorisë.

KOMENTE