Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqaj:Mësimdhënie në vazhdim për fëmijët e hospitalizuar
English

Beqaj:Mësimdhënie në vazhdim për fëmijët e hospitalizuar

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, vizituan dje (26/03/2014) Shërbimin e Pediatrisë në QSUT "Nënë Tereza" me rastin e lançimit të programit të mësimdhënies në vazhdim për fëmijët e hospitalizuar në këtë shërbim. Ky program është një risi në nismat e përbashkëta të dy ministrive për të siguruar akses dhe për t'iu ardhur në ndihmë fëmijëve që trajtohen për patologji të ndryshme në Shërbimin e Pediatrisë dhe shërbime të tjera në QSUT, me qëllim ndjekjen e rregullt të programit të arsimit parashkollor, si bashkëmoshatarët e tyre, edhe pse në kushte hospitalizimi.

Në fjalën e mbajtur për mediat e pranishme me këtë rast, Ministri Beqaj tha midis të tjerash se “në një aktivitet që bëmë këtu, ditët e ndërrimit të viteve, midis çështjeve të tjera të shërbimit, doktoreshë Anila na kërkoi ne një mundësi që, këta që janë mjekë me eksperiencë e kanë patur edhe më përpara, mundësinë që këta që rrinë këtu një periudhë shumë të gjatë në spital të mund të kishin edhe një shërbim pedagogjik.”

“Për fat të mirë,” – vazhdoi më tej ai, “edhe me ndihmën e Ministrisë së Arsimit, dua të falenderoj kolegen, Ministren e Arsimit, që nga fillimi i kësaj jave, ka filluar të ketë, për këta fëmijë që rrinë gjatë, janë rreth 25 fëmijë, rrinë me muaj, rrinë edhe gjithë vitin shkollor, mundësinë që janë atashuar nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, mësuese që do t’i ndihmojë ata të mbajnë të gjalla njohuritë që kanë marrë në shkollë, në mënyrë që kur të shërohen, të mund t’i rikthehen shkollës, pa krijuar boshllëqe në formimin e tyre arsimor.”

Ndërkohë, në fjalën e saj, Ministrja Nikolla u shpreh se “sigurisht që është detyrimi ynë për të qenë sot këtu, që krahas shërbimit krejt përkushtim që këto mjeke të nderuara kryejnë ndaj fëmijëve, ne të jemi pranë edhe për t’ju mundësuar atyre jo vetëm mbetjen mbrapa ndaj disa njohurive shkollore, por për t’ju mundësuar shkollim edhe në këto mjedise specifike siç janë spitalet.”

Gjithashtu duke folur për bashkëpunimin e ndërsjelltë ndërmjet dy ministrive, Ministrja Nikolla tha midis të tjerash: “Do të doja të falenderoja veçanërisht mjekët në këtë spital, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrin dhe t’ju garantoj gjithashtu familjarëve të këtyre vogëlushëve që ne takuam sot, që gjithnjë e më shumë ne do të jemi një mundësi e hapur në mënyrë që në këto kushte specifike ato të kenë një copëz jetë nga jeta e bashkëmoshatarëve të tyre dhe të mos ngelen pas jo vetëm me dijen, por edhe me këto mundësi. Faleminderit edhe njëherë mjekëve të nderuar për gjithçka që bënë, ne i pamë sot ata fëmijë, që edhe pse në kushte të vështira fizike, kishin etjen dhe dëshirën për të qenë pranë mësuesve, për të qenë pranë shkollës.”

KOMENTE