Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia mund të sulmojë sërish Kosovën?!
English

Serbia mund të sulmojë sërish Kosovën?!

Në Shqipëri, Qendra Kombëtare e Sigurisë, nëpërmjet një studimi voluminoz që i bën përshkallëzimit të situatës në Ukrainë paralajmëron implikime edhe në Ballkan, duke dhënë veçanërisht alarmin për mundësinë e një agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës, marrë shkas nga ekspansioni rus në Krime.

Agjencia në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes i sugjeron qeverisë që për këtë arsye, Shqipëria, si vend anëtar në NATO, të dalë me një qëndrim edhe më të qartë lidhur me situatën në Ukrainë si edhe të japë kontributin e saj në garantimin e integritetit territorial të këtij shteti. Por në raportin prej 20 faqesh të siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”, nuk jepen të dhëna konkrete nëse ekzistojnë informacione konkrete nga shërbimet inteligjente shqiptare lidhur me një përgatitje të mundshme të Beogradit për nisjen e një agresioni ushtarak ndaj Kosovës/botapress.info/

Thjesht Tirana zyrtare paralajmërohet nga agjencia në varësi të ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e ekzistencës edhe të këtij skenari. Kjo analizë strategjike që prej pak javësh qarkullon në zyrat e krerëve më të lartë të shtetit përbën njëherazi edhe kritikën më të ashpër zyrtare që Shqipëria ka artikuluar derimë tani ndaj Moskës sa i përket çështjes së Krimesë.

Në këtë material Rusia shprehimisht krahasohet me Gjermaninë naziste ndërkohë që nuk mungojnë as epitetet në adresë të Presidentit, Vladimir Putin, i cili cilësohet si “delirat”, “paranojak” dhe me “mentalitet perandorak”. “GSH” boton sot pjesët më pikante të raportit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë me titullin “Skenari Ukrainas – Tre këndëvështrime” të përgatitur nga Kolonel Zaim Kuçi, Kolonel Zeno Jahaj dhe Msc.Alina Starova, transmeton QIK-u.

KOMENTE