English

Vriten 52 ushtarë. Kosovari – sulmues vetëvrasës në Irak

Së paku 52 ushtarë e oficerë irakianë kanë vdekur pas një sulmi vetëvrasës të javës së fundit në veri të Bagdadit në Irak. Një organizatë islamike ka pohuar se sulmi është kryer nga Blerim Demiri, nga Ferizaj, që besohet se është kosovari i parë që ka kryer një sulm vetëvrasës.
Lajmin e ka bërë të ditur organizata, transmeton KTV, pjesë e të cilit ishte Demiri, “ISIF”.
Forumet myslimane në internet e kanë identifikuar këtë person si Blerim Demiri nga Ferizaj. Organizata pjesë e të cilit ishte vetë ai, thotë se Demiri ishte nga Kosova Demiri kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo” Kjo shënon herën e parë që një person nga Kosova kryen sulm vetëvrasës.
“Abu Khabab Al Kosovo” ka rënë shehid në sulmin kundër ushtrisë irakiane, duke shkatërruar katër tanke dhe duke vrarë disa ushtarë. I lutemi Allahut që ta pranojë, ka shkruar një krah i organizatës në Twitter.(informacioni eshte marre nga illyriapress)

KOMENTE