Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Eagle-8” në Afganistan. Incident por pa pasoja për forcat tona
English

“Eagle-8” në Afganistan. Incident por pa pasoja për forcat tona

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Komanda e Forcës Tokësore në vijim të komunikimeve të përditshme me misionet paqeruajtëse të Shqipërisë në botë, sot është vënë në dijeni të një ngjarje të ndodhur me misionin e “Eagle-8”.
Ngjarja ka ndodhur në orën 16.20 sipas orës lokale të Spin Boldak, Kandahar.

Një autokolonë me tre automjete, në të cilat ndodheshin personel amerikan dhe shqiptar, ka qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border, në kufi me Afganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz, i cila ka shpërthyer. Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtime automjeti i parë, i cili ka qenë në gjendje të manovrojë, brenda të cilit ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy automjetet e tjera të autokolonës, ku ndodheshin edhe pjesëtarë të “Eagle-8”, nuk kanë pësuar goditje fizike.

Deri tani raportohet vetëm për dy ushtarë amerikanë të mjetit të parë, të cilët janë lënduar dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Sigurojmë familjarët e ushtarakëve tanë në Afganistan, se ska asnjë të lënduar dhe se trupat tanë atje janë shëndosh e mirë dhe po vazhdojnë kryerjen me sukses të detyrave.

KOMENTE