Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lazimi: “Të shohim përtej statusit, destinacioni ynë final është Bashkimi Evropian”
English

Lazimi: “Të shohim përtej statusit, destinacioni ynë final është Bashkimi Evropian”

Duke e konsideruar, përfshirjen sa më të mirë të të rinjve në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zv. ministri i Integrimit Evropian z. Majlind Lazimi zhvilloi një takim me studentët e universitetit “Luarasi”. Ky aktivitet, u zhvillua në kuadër të një turi informues që MIE ka nisur prej disa muajsh në shkollat e larta publike dhe private në vend.
Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi mjaft interaktiv, ku studentët përcollën një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me procesin e integrimit, sfidat që ka përpara Shqipëria, pengesat që mund të hasë në rrugëtimin e saj, por edhe mbi reformat e rëndësishme sociale dhe ekonomike të cilat i shërbejnë këtij procesi.
Zv. Ministri i Integrimit Evropian, theksoi se dinamika e zhvillimeve në lidhje me procesin e integrimit po bëhet gjithnjë e më pozitive dhe Shqipëria ndodhet aktualisht në një moment mjaft të rëndësishëm.
“Për ne integrimi evropian është një forcë shtytëse, një sfidë e madhe. Axhenda e qeverisë është e qartë për të avancuar me ritme të shpejta drejt BE.

Ministria e Integrimit ka rol koordinues në gjithë këtë proces dhe besoj se ka ardhur koha që integrimi të mos jetë më një retorikë, por një plan konkret i cili po vihet në zbatim.”, u shpreh Zv. ministri Lazimi.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të jetë e gatshme për të krijuar kapacitetet njerëzore, pasi kjo sfidë prek të gjithë shqiptarët dhe jo pjesë të veçanta të shoqërisë.

“Siguria dhe prosperiteti ekonomik janë dy principe mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian. Sot si për ironi janë pikërisht këto dy principe sfidat më të mëdha ku gjenerata e re është pjesa më e rëndësishme e aksioni i cili sjell transformimin”, tha z. Lazimi.
Duke u ndalur te statusi i vendit kandidat, Zv. Ministri i Integrimit Evropian, nënvizoi se shoqëria shqiptare duhet të shikojë përtej tij. “Ky është një udhëtim në fund të së cilit të gjithë do të dalim të transformuar, ndaj na duhet të shohim përtej statusit pasi destinacioni ynë final është Bashkimi Evropian”, tha Lazimi. Zv. ministri foli gjithashtu edhe për projektet e financuara nga bashkimi evropian të cilat tashmë do të hartohen dhe zbatohen duke u mbështetur në një qasje të re sektoriale, në mënyrë që të ndërhyhet aty ku vërtet janë nevojat dhe ka nevojë për zgjidhje.
Më pas Zv. ministri iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, të bëra nga studentët e këtij universiteti.

Pyetjes nëse Greqia mund të bëhet pengesë në qershor për marrjen e statusit për Shqipërinë, Zv. ministri shpjegoi se çështje të brendshme sociale, apo raste të izoluara, nuk mund të bëhen shkaktarë për mbështetjen e Greqisë në marrjen e statusit.
Një tjetër pyetje e drejtuar nga studentët ishte ajo për ndikimin e konfliktit të Ukrainës në zgjerimin evropian. “Papritshmëria e këtij konflikti në këto përmasa, tregoi që vendosmëria e Bashkimit Evropian për tu zgjeruar me pjesëtarë të rinj është edhe më e madhe”, theksoi Zv. ministri.
Lidhur me pyetjen se çfarë ka bërë Shqipëria për përmirësimin e imazhit tek vendet skeptike, Zv. ministri sqaroi se është punuar fort mbi 5 prioritetet dhe ecuria e masave që po ndërmerr qeveria u është bërë e ditur mbi të dhëna të matshme të gjitha vendeve anëtare.

KOMENTE