English

Kthimi drejt triumfit

Xhemal Abdiu - Një pjesë e madhe e shoqërisë sonë po hyn në një betejë gjithnjë e më të rëndë me ekzistencën sociale dhe atë politike. Shoqëria në Maqedoni është kthyer në një frikë të pashmangshme mbi proceset politike që zhvillohen sot e më herët, pasi kërcënimet janë bërë shprehje retorike. Lirisht mund të thuhet se tashmë politika është bërë më ditore, më e zakonshme se gjithë herave tjera, pasi brenda të zakonshmes gjejmë përballjen sociale që na kundërvihet padrejtësisht ne. Kjo betejë ekzistenciale rrënjët i ka më të thella, dhe duke u nisur nga politika dhe qeverisja e keqe me institucionet e shtetit shoqëria përmbyset vazhdimisht.
Konkretisht, sot vendi është në fushatë parazgjedhore, dhe arrijmë të dëgjojmë më tepër betejë mbi hakmarrjen, rivalitetin ndaj bindjeve politike, se sa zgjidhjet e problemeve akute që na kanë mbetur peng prej kohësh. Lidhur me betejën politike të BDI-së ne si shoqëri na preokupon se çfarë realisht fshihet pas presidentit konsenual dhe çfarë nënkupton bojkoti ndaj zgjedhjeve presidenciale, apo thënë më mirë bojkoti ndaj kandidatit shqiptar për president?! Ky subjekt politik për një kohë shumë të gjatë në pushtet, që populli ia dha besimin e votës nuk bëri asnjë ndryshim në betejën tonë ekzistenciale, por më tepër e tendosi të keqen mes nesh. Presidenti konsensual ishte alibi, ndërsa bojkoti ndaj kandidatit shqiptar për president ishte vetëm një zhgënjim dhe një dozë mbi potencialin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoni. Kjo rrjedhojë e tyre e shantazhit, bojkotit, kërcënimit bëri të humbet pesha e votës shqiptare ne Maqedoni.
Kemi parë shumë analistë që janë argatë të pushtetit tek shkruajnë për çështjen e shqiptarëve, për të drejtat e tyre, por harrojnë se pushteti i ka kthyer drejt Kibles së tyre, duke i paguar për të shërbyer në drejtim të tyre. Mos harrojmë Alsat M, që me deklarata dhe me lajmet që bëjnë tregojnë atë që kanë më të ulët. Ata janë sulur pas PDSH-së, si parti opozitare, dhe hovin kanë marrë kundrejt tyre duke i kthyer lajmet e tyre kundrejt bindjeve dhe aktivistëve të PDSH-së, dhe ç'bën ajo nën regjinë e BDI-së kthen lajmet drejt interesave të ngushta të pozitës. Askund në botë dhe asnjë media në botë nuk merret me opozitën, vetëm se kjo media harron të bëjë lajmet dhe të na informojë, ajo kthehet drejt duke u marrë më tepër me opozitën. Megjithatë, politikat e tyre ne nuk guxojmë t'i ndyrshojmë, por ama kemi të drejtën të shprehim revoltën ndaj tyre, pasi ne jemi gjoja në demokraci, dhe jo në monizëm duke ngritur njërën parti e duke përmbysur tjetrën. Shoqëria do të kthjellohet ndaj gjithçkaje dhe do të gjykojë drejt ndaj çështjeve konkrete.
Këtij regjimi dalngadalë po i vjen fundi, pasi kërcënimet dhe shtanzhet nuk do të pinë ujë kundrejt njërës bindje politike, pasi shoqëria është ngopur me gjithçka. Konsideroj se instrumenti i të padrejtës do të dalë në shesh, dhe se qytetarët do të dijnë të votojnë për opcionin më të besueshëm e më të drejtë që ka ekzistuar ndonjëherë. Një ndëshkim i popullit mund të t'i errësojë sytë për një kohë shumë të gjatë, andaj besojnë në këtë forcë qytetareske e popullore.Për fund, partisë shqipëtare në pushtet i japim një porosi për të mos e harruar se humbja me vota nuk është humbja më e madhe në jetë,humbja më e madhe është ajo që vdes brenda jush derisa jeni ende gjallë.

(Autori është inxhinier i diplomuar i kimisë)

KOMENTE