English

NATO rrëzon akuzat. Nuk ka patur avionë renegatë në hapësirën

Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes i qëndrojnë çdo deklarate të mëparshme të dhënë nga titullarët e saj.
Nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësitë e shprehura gjatë javëve të fundit në publik.
Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara të Aleancës që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur avionë renegatë në hapësirën tonë në datën dhe kohën e cituar në media.
Forcat e Armatosura nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e debatit politik. Qëndrimi i Forcave të Armatosura mbështet në verifikimet e kryera nga institucione të specializuara vendase dhe të huaja.
Duke iu bindur ligjit dhe vetëm ligjit, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të Prokurorisë dhe Kuvendit të gjitha provat që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi.

KOMENTE