Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Kosovë.Terminale të përbashkëta doganore
English

Shqipëri-Kosovë.Terminale të përbashkëta doganore

Më në fund bëhet realitet. Hidhet hapi i parë i premtimit pas asaj që kryeministri Rama e ka quajtur epoka e turpshme në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Në kryeministri u zhvillua sot, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, një takim me pjesëmarrjen e ministrave të Financave të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtuesit e doganave respektive, drejtues të agjencive të ndryshme qeveritare dhe përfaqësues të sipërmarrjes të të dyja vendeve.

Nga analiza e deritanishme dhe të dhënat që ofrojnë doganat në të anët e kufirit, procedurat doganore janë të gjata, të mbingarkuara dhe dekurajuese për bashkëpunimin tregtar Shqipëri-Kosovë dhe që vështirësojnë integrimin e tregjeve të të dy hapësirave ekonomike shqiptare. Ndaj edhe ky takim kishte si fokus evidentimin dhe implementimin e praktikave më të mira që lehtësojnë aktivitetin e sipërmarrjes, tregtinë dhe lëvizjen e prodhimit mes dy vendeve, nëpërmjet njehsimit të procedurave doganore. Kjo do sjellë shkurtimin drastik të kontrollove, të kohës së përpunimit të mallrave dhe të kostos për sipërmarrjen.

Në takim u konkludua si domosdoshmëri edhe krijimi i terminaleve të përbashkëta dhe i zyrave të përbashkëta doganore, përshtatja e sistemin informatik të doganës të Shqipërisë me atë të doganës së Kosovës, në mënyrë që tranzitet e çelura në territorin doganor shqiptar të mbyllen në doganat e destinacionit kosovar, duke evituar ndalesat në kufi për ribërje procedurash dhe anasjelltas.

Një tjetër çështje me rëndësi u vlerësua organizimi i planeve të përbashkëta të kontrollit, të patrullimit dhe të mbikëqyrjes, veçanërisht në zonat e pikat me risk të lartë kondrabandimi edhe në pikat ku shërbimi doganor i Kosovës nuk është i vazhdueshëm.

Në takim, Kryeministri Edi Rama propozoi ngritjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar Shqipëri- Kosovë, si një instrument i përbashkët koordinimi, nëpërmjet takimesh periodike në Tiranë dhe në Prishtinë. Një propozim që pason materializimin me sukses të Dhomës Kombëtare të Tregtisë, iniciativë e përbashkët e sipërmarrjes dhe e mbështetur nga kryeministrat e të dy vendeve.

2117

KOMENTE