English

Aksident në hyrje të tunelit në Qafë Krrabë

Në rrugën Tiranë-Elbasan ka ndodhur një aksident ku si pasojë ka mbetur një i plagosur dhe një vajzë 21 vjeçare ka humbur jetën.

Në hyrje të tunelit në Qafë Krrabë, automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Personi i plagosur është transportuar në spital me urgjencë ndërsa forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po hetojnë shkaqet e aksidentit ku mendohet se shkak kryesor ka qenë shpejtësia e madhe si dhe lageshtira në rrugë.

Elsa Rakipi ka humbur jetën dhe ka mbetur i plagosur Alfred Ndrevataj, 23 vjeç.

KOMENTE