English

Për të ndershmit dhe të humburit nga diktatura

Bedri Blloshmi - Në përpjekjet e vazhdueshme edhe kur unë nuk isha drejtor i Institutit të burgosurve politik kam këmbëngulur për gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist.
Një nga rastet konkret është gjetja e eshtrave te Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës të pushkatuar në 1984 te Antena Shkodrës.

Gjithashtu kam bërë udhëtime të shumta në disa rrethe të vendit si: Berat ,Mirditë(pylli i Gëzhiqit), Fan,Pukë, Shpal të Mirditës,Qaf-Bari ,Shkodër.Për këtë arsye jam shumë afër gjetjes se ku janë groposur të pushkatuarit .Sipas informacioneve që kam marrë rreth 15 të pushkatuarve besoj se shumë shpejt do ti gjejmë dhe identifikojmë, në mënyrë që të varrosen me të gjitha nderimet e duhura .Shaqo Hoxha gjatë vuajtjes së dënimit është sëmur dhe ka dhënë shpirtë në spitalin e burgut në Tiranë.Përpjekjet e familjes nuk kanë munguar por pa rezultat për gjetjen e eshtrave të tij.Angazhimi im bëri që ta gjejë vend groposjen .

Në bashkëpunim me familjarët kemi ardhur në përfundim se në Prill do të çgroposen për ta varrosur në fshatin e lindjes (Kolonjë) të Gjirokastrës.Dua ta përfundoj duke ju bërë me dijeni nga ky fakt ,që t’iu drejtohem të gjitha familjeve që u kanë vdekur të afërmit e tyre në Spitalin e burgut në Tiranë, të paraqiten tek Instituti i të përndjekurve politik ,duke më dhënë emrat e tyre.
Unë jo për shkak të detyrës por për arsye të dhimbjes e cila ka zënë vend në shpirtin tim të plagosur e shpirtërisht të dënuar. Nuk kam për të heshtur së kërkuari të gjejmë e ti varrosim të pushojnë pranë njërëzve të tyre që spatën mundesi tu hidhnin një grusht dhé, siç e desh zakoni.

KOMENTE