Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet Musli Mehmetaj. Ka vjedhur me armë filialin e Bankës Amerikane të Shqipërisë
English

Ekstradohet Musli Mehmetaj. Ka vjedhur me armë filialin e Bankës Amerikane të Shqipërisë

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 28.04.2014, u krye ekstradimi nga Zyrih, Zvicër drejt vendit tonë, i shtetasit Musli Beqir Mehmetaj, vjeç 39, nga Peja, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 136/2, 28/4, 333/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

I ekstraduari Musli Mehmetaj, më datë 06.08.2005, në bashkëpunim me katër persona të tjerë ka vjedhur me armë filialin e Bankës Amerikane të Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bern, Zvicër, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE