Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendja e veshkave tregon moshen dhe shendetin tuaj
English

Gjendja e veshkave tregon moshen dhe shendetin tuaj

Rajmonda Ademi - Veshkat janë të vendosura në zgavrën abdominale. Ka dy veshka, njëra ndodhet në anën e majtë dhe tjetra në të djathtën. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, veshka rezervon energjinë e jetës që nga lindja, energji kjo thelbësore për të gjitha aktivitetet e jetës. Stomaku dhe shpretka furnizojnë energjinë e jetës nga konsumimi i ushqimeve, prandaj ata vendosin energjinë e jetës së paslindjes.
Si mjeke jame e mendimit se energjia e jetës rezervuar në veshkë përcakton moshën tuaj fizike. Për shembull, disa persona duken më të rinj, për shkak të enegjisë së plotë të jetës në veshkën e tyre, disa të tjerë duken më të vjetër, për shkak të mungesës së kësaj enegjie në veshkë.
Në fakt, enegjia e jetës e rezervuar në veshkë nxit qarkullimin e energjisë brenda organeve të tjera, duke krijuar një ambient të mirë për punën e tyre. Mjeksia e quan veshken si ?, veshka përshkruhet si rrënja e pemës, organet e tjera si degët dhe gjethet e pemës.
Përveç kësaj, veshka lidhet ngusht me lindjen e fëmijëve. Nëse çifti nuk ka energji të plotë në veshkë, është shumë e vështirë për mbetjen shtatzënë dhe lindjen e një fëmije të shëndetshëm. Prandaj, nëse çiftet e reja dëshirojnë të lindin një fëmijë të shëndetshëm, duhet t'i kushtojnë vëmundje shëndetit të veshkave të tyre.

Shenjat e përkeqësimit të shëndetit të veshkës:

1. Ulja e dëgjimit: Dëgjimi lidhet ngusht me energjinë e rezervuar në veshkë. Për shumicën e të moshuarve, dëgjimi i tyre bie për shkak të mungesës së energjisë në veshka. Por, nëse një i ri ka probleme me dëgjimin, atëherë duhet t'i kushtohet vëmendje shëndetit të veshkave të tij.

2. Thinjat dhe rënia e flokëve: Zbardhja dhe rënia e flokëve janë fenomene të zakonshme tek të moshuarit, meqenëse energjia e jetës në veshkat e tyre konsumohet me procesin e moshimit. Por, nëse i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të veshkës, të moshuarit mund t'i lehtësojnë këto fenomene.

3. Reagimet e ngadalëta dhe ulja e nivelit të inteligjencës: Ndodh që tek disa persona me kalimin e moshës për shkak të konsumimit të energjisë në veshkë, ka ngadalësim të reagimit dhe rënie të nivelit të inteligjencës. Po ashtu edhe tek nënat e reja. Sipas meje si MJEKE gjatë muajit të parë pas lindjes së fëmijës, lehona duhet të shmangë lodhjen e tepërt dhe të konsumojë ushqimet me vlera të larta për rinovimin e energjisë së jetës së tyre në veshkë.

Disa shkaqe për dobësinë e parakohshme të veshkave:

1. Puna e pandërprerë: jo vetëm puna fizike, por edhe ajo mendore e vazhdueshme dëmton shëndetin e veshkave. Prandaj, sugjerojmë që të gjeni kohën e pushimit gjatë punës. Megjithëse puna është shumë e rëndësishme, por shëndeti i veshkës është edhe më rëndësishëm. Në fakt, një pushim 1-5 minutësh në mes të orëve është shumë i nevojshëm dhe i mjaftueshëm.

2. Luhatja e tepërt emocionale: Ngacmimet e mëdha dëmtojnë patjetër shëndetin e veshkës. Duhet të theksojmë që gëzimi apo pikëllimi i tepërt ndikon edhe shëndetin e veshkave. Më parë kemi përmendur se ruajtja e një gjendjeje të qëndrueshme shpirtërore është një nga mënyrat më të mira për një shëndet të shkëlqyer.

3. Konsumi i tepërt i kafeinës, alkoolit dhe duhanit: Kafja është një pije shumë e preferuar sot në botë, nuk ju sugjerojmë që të hiqni plotësisht dorë nga ajo, por ju këshillojmë që të kontrolloni sasinë e konsumit të saj. Brenda një ditë, konsumi i një filxhani kafeje është i mjaftueshëm. Alkooli ka rolin e çlodhjes, duhani edhe mund të nxitë mendimet. Por konsumi i tepërt i këtyre mund të shkaktojë dëmtime për veshkat.

4. Gripi: ftohtësia është elementi më i keq i jashtëm që dëmton veshkat. Prandaj, ju sugjeroj që gjatë stinës së dimrit të visheni mirë.

Metodat e rëndësishme për shëndetin e veshkave:

1. Ushqimet me ngjyrë të errët: të gjitha ushqimet me ngjyrë të errët mund të favorizojnë shëndetin e veshkave. Fasulet e zeza, orizi i zi, algat e detit, kërpudhat e zeza, arrat, gështenjat etj, janë ushqimet më të mira për shëndetin e veshkave. Është më e përshtatshme që të konsumojmë këto ushqime në dimër dhe vjeshtë. Në këto stinë, ulen aktivitetet e përditshme dhe njerëzit nuk djersiten shpesh. dimri është stina e rezervës së energjisë. Veshka luan rolin e depozitimit të energjisë së jetës në këtë stinë.

2. Futja e këmbëve me ujë të ngrohtë para gjumit: këmbët janë pjesa më e dobët që mund të sulmohen nga ftohtësia. Gjatë natës, temperaturat janë më të ulëta. Prandaj, futja e këmbëve në ujë të ngrohtë për mbi 10 minuta para gjumit mund të bëjë që të keni këmbë të ngrohta. Kjo është një metodë shumë e efektshme për shëndetin e veshkave.

3. Meditimi: Frymëmarrja e thellë në fakt është një metodë e efekshme për të hequr lodhjen. Shumë njerëz me ngarkesa të mëdha marrin frymë shpejt, gjë që lodh mushkërinë dhe veshkat. Procesi i frymëmarrjes mundësohet jo vetëm nga mushkëria. Veshka gjithashtu luan rol të rëndësishëm për thithjen e ajrit. Nëse veshka është e dobët, do të keni vështirësi për thithjen e ajrit. Prandaj, stërvitja e frymëmarrjes së thellë mund të nxitë qarkullimin e oksigjenit brenda trupit, duke siguruar aktivitete të shëndetshme të veshkave. Një stërvitje e vjetër mbi frymëmarrjen kërkon që gjatë frymëmarrjes të imagjinoni që të gjitha materialet e mira të botës po hyjnë tek ju; gjatë frymënxjerrjes imagjinoni që të gjitha të këqijat po dalin nga trupi juaj. Provojeni këtë metodë në natyrë dhe do të ndiheni shkëlqyeshëm.

KOMENTE