Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati merr pjesë në Konferencën e Këshillit të Atlantikut
English

Bushati merr pjesë në Konferencën e Këshillit të Atlantikut

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, mbajti një fjalë në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, një nga organizmat me kontribut të veçantë ndërkombëtar në farkëtimin e dimensionit transatlantik të politikës së jashtme dhe të sigurisë të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, z. John Kerry, si dhe Ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO gjatë dekadës së fundit, dominuan shqetësimet në lidhje me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.

Në fjalën e tij Ministri Bushati theksoi se, “në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”. Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.

KOMENTE