Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jo më, studime me kohë të pjesshme në universitetet publike dhe ato private (VIDEO)
English

Jo më, studime me kohë të pjesshme në universitetet publike dhe ato private (VIDEO)

Mbyllen studimet me kohë të pjesshme në universitetet publike dhe ato private.
Arsyeja: studentë me përgatitje të dobët.

Komisioni i Arsimit të Lartë, në projekt-raportin e parë sugjeron mbylljen e studimeve part time në shkollat e larta publike dhe private. 11 hartuesit e raportit e cilësojnë këtë shkollë “plagë” të arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas draftit, ky sistem deri sot u ka siguruar studenteve të njëjtën diplomë si ata që ndjekin rregullisht universitetin, ndërsa cilësia e tyre është e dobët. Drejtues të universiteteve dhe pedagogë që prej vitesh japin mësim në sistemin me kohë të pjesshme mbështesin mbylljen e kësaj shkolle. Nga viti në vit niveli i studenteve ka ardhur në rënie, ndërsa ata që diplomohen nuk e ushtrojnë dot zanatin në tregun e punës.

Shefja e Departamentit të Letërsisë njëherësh anëtare e Forumit për Liri Akademike sugjeron që shkolla me kohë të pjesshme të përdoret vetëm për studimet pasuniversitare. Studimet part time për herë të parë u hapen në Universitete shqiptare në vitin akademik 2003-2004 nga ministri socialist Luan Memushi. Për më shumë se 1 dekadë kjo shkollë që ndiqet vetëm dy ditë në javë, të shtunë dhe të dielë ka diplomuar mijëra studentë. Ndërsa për shkollat e larta ka siguruar një sasi të konsiderueshme të ardhurash financiare të cilat kanë mbuluar pagat e pedagogeve dhe shpenzime të tjera. Vitet e fundit shkolla part time, joshi jo pak Universitete Private. Sipas të dhënave zyrtare vetëm për vitin 2004 -2005 numri i studenteve me kohë të pjesshme në fakultete publike ka qene rreth 20 mijë ndërsa sot në publik dhe privat, ata zëne 1 /6 e numrit total të studentëve në universitete, mbi 31 mijë.



2120

KOMENTE