Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohen 4 kg Mariuanë
English

Sekuestrohen 4 kg Mariuanë

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme antidrogë të zhvilluara nga Sektori Kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike , ku brenda 24 orëve të fundit u sekuestran rreth 530 kg Mariuanë gjatë dy operacioneve , një tjetër rast i trafikut te narkotikëve është zhvilluar nga Sektori Kundër Narkotikëve në aksin rrugor Gjirokastër -Uji i Ftohtë.


Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë marrë informacion se një shtetas i cili udhëtonte me një automjet Furgon që shërbente për transport udhëtarësh, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, po transportonte në një cantë shpine, disa pako me lëndë narkotike.


Menjëhërë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë bërë bllokimin e automjetit ku kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të bagazheve të udhëtrave.


Nga kontrolli rezultoi se në një cantë shpine që ndodhej në bagazhin e furgonit, dhe i përkiste pasagjerit Gëzim Rrapa u gjëtën 5 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë, me peshë të ndryshme gjithësej 4 kilogramë.


Lënda narkotike u sekestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi Gëzim Rrapa u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për verime të mëtejshme.

KOMENTE