Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Edi Rama, shpreh pakënaqesinë ndaj përkëthyeses para ambasadorëve (VİDEO)
English

Kryeministri Edi Rama, shpreh pakënaqesinë ndaj përkëthyeses para ambasadorëve (VİDEO)

Fjala e Kryeministrit Edi Rama, në aktivitetin “TË SIGURT DREJT EUROPËS”, i organizuar nga Ministria e Integrimit Europian, në kuadër të Ditës së Europës:

Para pak minutash pata një takim me veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe ishte mundësia për të cituar Robert Schumann-in në fjalimin e tij të famshëm të 9 Majit 1950, që sot festohet si Dita e Europës. Pikërisht, atë pjesë ku ai flet për Europën, një projekt i cili do të bashkojë ata që deri 5 vite më parë ishin në një luftë rraskapitëse. Shembulli i një vizionari që kishte provuar torturat në burgjet e Gestapos dhe plagët në barrikadat e rezistencës franceze, dhe vetëm 5 vjet më pas bënte thirrje për të kapërcyer lumin e gjakut midis Gjermanisë dhe Francës, e për ta filluar nga Gjermania dhe Franca rrugën e një bashkimi të madh europian, është pa as më të voglin dyshim një shembull që ju ka vlejtur dhe do t’iu vlejë të gjithë gjeneratave në rrugën e bashkëjetesës në Bashkimit Europian.

Sot, unë kam shumë kënaqësi që të kem privilegjin që pak minuta më pas të flas për Europën, jo me veteranët e luftës, por me gjeneratën tjetër. Dua të sjell këtu, në vëmendjen tuaj, një profeci të Victor Hugo, i cili pak më shumë se një shekull më parë thoshte “Një ditë do të vijë dhe lufta do të duket absurde. Një ditë do të vijë dhe fushat e betejës do të kthehen në hapësira tregtare. Një ditë do të vijë dhe mendjet do të kthehen në hapësira idesh. Një ditë do të vijë dhe ne do të shohim dy bashkësi të mëdha të shtrëngojnë duart, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkuara të Europës. E, për ta sjellë atë ditë nuk do të duhen 400 vjet, sepse ne jetojmë në një kohë që ecën shumë shpejt”.

Nëse Victor Hugo mendonte se jetonte në një kohë që ecte shumë shpejt, parafytyroni se sa më shpejt ecën koha jonë. Dita e Europës është dita më e mirë për t’u kujtuar për shpejtësinë e kohës. Për shpejtësinë e kohës që e bën të ardhmen krejt ndryshe, kur formësohet mbi dhimbjet e së kaluarës, si mësim dhe jo si ushqim. Unë e besoj Ditën e Europës si ditën e kujtesës, për aq sa kujtesa është kurajë për bashkëpunim, pikërisht aty ku deri dje bashkëpunimi dukej i pamundur. Ne jemi shumë të vendosur që ta çojmë përpara projektin europian të Shqipërisë dhe ne besojmë që Shqipëria ka nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Shqipërinë; Ne besojmë që Ballkani ka nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin. Ne besojmë që sot Ballkani është hapësira e dëshmisë se ajo që ndodhi dje me Francën dhe me Gjermaninë, e që dukej e pamundur që të ndodhte me Ballkanin, ka ndodhur. Ka ndodhur për të njëjtën arsye që ndodhi mes Francës dhe Gjermanisë, për Europën. Për Europën që u bë shtysa që të kapërcehen lumenjtë e gjakut në Ballkan dhe të vendoset paqja, që e bëri 2014-ën vitin e parë në historinë e Ballkanit pa asnjë konflikt. Ballkanin pa asnjë konflikt, pikërisht në 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, që filloi në Ballkan. Nevoja për Europën i bëri të gjithë në Ballkan të shkojnë përtej inercisë së të shkuarës dhe të hapin një faqe të re. Por, nga ana tjetër, unë besoj që kjo histori duhet të jetë një histori që duhet ta shkruajmë sëbashku. Dhe, atë që Ballkani bëri në emër të Europës, Europa duhet ta bëjë në emër të Ballkanit.

Në mbyllje, dëshiroj që jo për formalitet, por për hir të së vërtetës, t’i shpreh një falënderim shumë të sinqertë të gjithë përfaqësuesve të Europës këtu, sot. Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin që kemi. Dua t’i falënderoj për sensin e tyre të përgjegjësisë në përpjekjen për ta mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit. Sigurisht, dua shumë t’i falënderoj edhe për mbështetjen konkrete që gjithsecili po përpiqet të na japë për të realizuar objektivin e parë afatshkurtër, që është statusi i vendit kandidat, duke shprehu bindjen time të thellë, se në kohën që jetojmë sa më shumë integrim për Shqipërinë dhe për Ballkanin, aq më shumë siguri për projektin e Europës së Bashkuar.

Europa është projekti i kurajës dhe kuraja është ajo që i duhet sot më shumë se çdo gjë tjetër Europës së Bashkuar.

Faleminderit!
Por gjate fjalimit,Kryeministri Edi Rama është acaruar me përkthyesen e delegacionit të ambasadorëve të huaj.
2123

KOMENTE