Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSİ-PS kërkojne shkarkimin e Bujar Nishanit
English

LSİ-PS kërkojne shkarkimin e Bujar Nishanit

Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka kërkuar sot nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Bujar Nishani. Kërkesa është bërë në Komisionin e Ligjeve që është mbledhur sot pasdite në Kryesinë e Kuvendit pas shqyrtimit
të dekretit të Presidentit Nishani që propozonte gjykatësin Alaudin Malaj në
Gjykatën e Lartë.

Komisioni i Ligjeve u mblodh pa praninë e opozitës. Malaj nuk u votua nga
mazhoranca, por prej saj u hodh poshtë edhe mënyra se si ishte hartuar vetë
dekreti i Presidentit për këtë rast, me mangësi ligjore dhe me përzgjedhje
selektive. Deputeti i LSI-së Braho e argumentoi kërkesën e shkarkimit të Nishanit, duke lexuar dekretin, sipas të cilit “Presidenti Bujar Nishani ka shkelur hapur ligjin në një dekret për anëtarin e Gjykatës së Lartë.” Sipas tij, “ne nuk ndryshojmë dot edukimin e Presidentit ndaj ai duhet shkarkuar. Për faj të tij, ka një ngërç në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese ku vendimet i marrin njerëz që janë pa mandat dhe situata në sistemin e drejtësisë është
skandaloze.”

Brahoja është mbështetur edhe nga deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i cili tha
se “Presidenti i përzgjedh personat në mënyrë selektive ndërkohë që drejtësia duhet të jetë larg modelit aktual, klientelist dhe politik.”

KOMENTE